Futboll Seria A Sport

Ish-futbollisti italian nuk frikësohet nga “pleqëria”: Dua të kthehem prapë në Serinë A

Futbollisti kontravers Antonio Cassano ka në plan t’i kthehet sërish fushës. Barezi 36-vjeçar nuk ka luajtur rregullisht prej gati dy sezonesh duke dhënë idenë se u tërhoq nga futbollit pas gati 20 vitesh karrierë.

Por sot ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit dhe Interit ka befasuar opinionin publik italian duke thënë se dëshiron të veshë sërish takat.

“Kam një dëshirë të madhe për të luajtur. Fizikisht jam perfekt. Peshoj 82 kg dhe nuk kam qenë ndonjëherë kaq mirë në jetën time. Dua të luaj dy orë larg shtëpisë sime. Jam entuziast, por kam nevojë të bind një trajner dhe një skuadër. Jam i bindur se mund të bëj sërish diferencën, sepse jam në gjendje ta bëj. Vitin e kaluar i thashë gjërat ashtu siç ishin. U largova nga Verona sepse nuk e ndieja dëshirën për të luajtur”, deklarom për “footballitalia” ish-sulmuesi i njohur në vitet 2000.

Cassano është konsideruar gjithmonë si një lojtar që shpërdoroi talentin dhe mundësitë për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë që ka prodhuar Italia, por karakteri i paqëndrueshëm dhe konfliktet me trajnerët e kanë penguar që të ketë suksesin e shumë kolegëve të tij.

Related posts

SHUHET MARADONA/ Armand Duka mesazh për legjendën: Futbolli humbi një Mbret

Delo.autor

U NDËSHKUA PAS SHPËRTHIMIT NDAJ GJYQTARIT/ Ja justifikimi komik që Diego Costa bën për arbitrin

Delo.autor

VENDI I TRETË NË RENDITJE/ Elliott ka gati “super dhuratën” nëse Milani…

Delo.autor

Leave a Comment