Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ BONUCCI i bashkohet Juventusit, zbardhen detajet e kontratës së re

Leonardo Bonucci ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i grumbulluar me Milanin, për të mbërritur në Torino rreth mesditës së sotme. Ish kapiteni i kuqezinjve, i cili po rikthehet te Juventusi vetëm pas një sezoni, u drejtua menjëherë në “J Medical”, ku kreu vizitat mjekësore.

Më pas Bonucci shkoi në zyrat e klubit ku firmosi edhe kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur për 5 vite me bardhezinjtë, duke pranuar një reduktim të pagës në 5 milionë euro, nga 7.5 që fitonte te Milani.

Tifozët bardhezinj të pranishëm para ambienteve të klubit ishin rreth 30, por zyrtarët vendosën që të shmangnin kontaktin e tyre me Bonuccin.

Kjo pasi tifozëria e Juventusit nuk e ka mirëpritur aspak rikthimin e Bonuccit, i cili jo vetëm që u largua në mënyrë aspak miqësore nga Torino verën e kaluar, por edhe festoi në golin që shënoi ndaj bardhezinjve, me bluzën e Milanit.

Tashmë Bonucci pritet të zbresë në stërvitje me lojtarët që kanë mbetur në Torino, si cristiano Ronaldo, Dybala, Cuadrado, etj.

Related posts

Rashford zbulon problemet e United, kritikon shokët e skuadrës

F.autor

ASIST NGA 40 METRA/ Ergys Kaçe dhuron “MAGJI” në kampionatin grek (VIDEO)

Isa.Autor

U LA NË STOL NË NDESHJEN NDAJ PARMËS/ De ligt nuk e fsheh zhgënjimin: Nuk e prisja…

F.autor

Leave a Comment