Futboll Sport

Ish-lojtari i Milan “rracist” tek Kameruni, përjashton lojtarët që luajnë në Kinë

Ish-lojtari i Milan dhe tashmë trajner i Kombëtares së Kamerunit, Klarence Sedorf, duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen e përfaqësueses afrikane.

Vetëm pak javë pas emërimit në krye të stolit, ai ka vendosur të përjashtojë nga Kombëtarja lojtarët që luajnë në Kinë ose kampionate të tjera aziatike. Të parët që e pësuan nga holandezi ishin sulmuesit Benxhamin Mukandxho, si dhe Kristian Bazogog.

Përpara mediave vendase ai e ka justifikuar këtë veprim duke thënë se “lojtarët e mirë nuk luajnë në Kinë apo vende të tjera të Azisë”, duke injoruar kështu në mënyrë të hapur kampionatin që me paratë e hedhura në futboll po tërheq vëmendjen e shumë futbollistëve të njohur në Europë kohët e fundit.

Related posts

Koret “Barça është Spanjë”, punonjësit e sigurisë godasin me shkopa gome tifozët e Chelsea-s

Q.Autor

KATALANASIT NË KAOS/ Barcelona rrezikon të humbë telanetin për faj të Valverdes

Isa.Autor

PËRBALLJA FURY-TOM SCHWARZ/ Khabib: Ky është boksieri më i mirë në planet

Delo.autor

Leave a Comment