Futboll Sport

Jo vetëm krizë në Shkodër/ UEFA përfshin VLLAZNINË në kompeticionin Europian

Mesa duket në Shkodër ka “dritë në fund të tunelit”, që vjen pikërisht nga ekipet e moshave. Bëhet fjalë për skuadrën e Vllaznisë U-19, e cila do të marr pjesë në këtë sezon të Youth League, në formatin e kampionëve kombëtarë.

Lajmi është konkfirmuar nga klubi shkodran nëpërmjet një shkrese të mbërritur në mënyrë zyrtare nga UEFA që konfirmon këtë gjë. UEFA Youth League është një kompeticion mes skuadrave të moshave në Europë që organizohet në dy formate. Formati i parë përfshin skuadrat që janë kualifkuar në fazën e grupeve të Champions League për të rritur, ndërsa formati i dytë ku do marr pjesë dhe Vllaznia U-19 përfshin kampionët 32 federatave të tjera europiane që nuk janë përfshirë në formatin e parë. Në rast boshllëku vendi zihet nga skuadra pasardhëse duke liruar vendet me rradh. Në këtë mënyrë ka përfituar pikërisht skuadra shkodrane, duke u përfshirë në këtë listë.

Fituesit e të dy formateve takohen më pas në Play-off që zhvillohet vitin tjetër, për të nisur në vijim rrugëtimin drejt finales.

Njoftimi i plotë i klubit të Vllaznisë:

Institucioni I futbollit europian ka njoftuar klubin me një shkresë ku bën të ditur se tashmë ekipi jonë është pranuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Siç është bërë e ditur, kampionia e Shqipërisë ka qenë në listën e pritjes së ekipeve pjesmarrëse dhe gjithçka ka qenë e varur nga ekipet e të rriturve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve për të rriturit.Por tashmë çdo gjë ka përfunduar pozitisht. Ky padiskutim që është një lajm I mirë për këtë ekip sepse është edicioni I dytë që ai do të marrë pjesë. Ekipi shkodran tashmë është në pritje të hedhjes së shortit për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë. Shorti do të hidhet më 4 shtator në Nion të Zvicrës në të do të jenë present edhe përfaqësues të klubit Vllaznia.

Related posts

“I MIRËPRESIM NË MIAMI”/ Beckham: Kemi mundësi të shkëlqyera për “Pleshtin” dhe CR7

Delo.autor

“KËTIJ EKIPI ME KORONA, FUTI…”/ Ultrasit e Tiranës thumbojnë keq Partizanin para derbit (FOTOLAJM)

Delo.autor

Formula 1/ Te McLaren besojnë, Enstone: Ja si ndryshojmë

Sadik.Autor

Leave a Comment