Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Pas BOATENG dhe BERNAT, PSG nis sulmin për një tjetër bavarez

Pas Juan Bernat dhe Jerome Boateng, Paris Saint-Germain i ka hedhur syrin edhe Renato Sanches. Mediat franceze raportojnë se PSG është gati të paguajë 40 mln euro për të. Por Bayern nuk kërkon ta shesë lojtarin që bleu për 35 mln euro më 2016.

Drejtuesit mendojnë se Sanches do të jetë si një blerje e re te Bayern këtë sezon dhe ata presin që ai të shpërthejë në muajt e ardhshëm.

Por mundësia që ai të largohet ekziston, duke parë konkurrencën e madhe që është në mesin e fushës. Por do të duhej një shifër madhe për të bindur bordin e Bayern për të hequr dorë nga portugezi.

Sanches nuk ka bindur te rekordmenët gjermanë që prej transferimit të tij nga Benfica. Gjithsesi, ai ka qenë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore dhe ka lënë një përshtypje të mirë.

Related posts

TALENTI HAALAND PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Ish-trajneri zbulon të ardhmen: Ka ndjekur gjithmonë…

Delo.autor

FORMACIONI ZYRTAR/ Vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Poloninë, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren shqiptare për miqësoren me Ukrainën

F.autor

NISJA E KAMPIONATIT TË SERISË A/ Një minutë heshtje për tragjedinë në Genova

Sadik.Autor

Leave a Comment