Futboll Premier League Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ De Gea RINOVON me Man United, do të paguhet njësoj si…

Marrëveshja mes portierit David De Gea dhe Manchester United është arritur. Spanjolli pritet të mbrojë portën e “djajve të kuq” edhe për 5 sezone të tjera, duke shtyrë kontratën që skadon në verën e vitit 2020. Sipas “Daily Report”, portieri 27-vjeçar do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe pse ka patur oferta nga vendlindja e tij, kryesisht nga Reali, që në fund ndryshoi kurs dhe mori Thibaut Courtois. Për pasojë, De Gea do të qëndrojë në Premier League, ku do të bëhet portieri më i paguar.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Record”, portieri i kombëtares spanjolle do të përfitojë një rrogë të majme nga kontrata e re. Rrogë e cila do të jetë rreth 300 mijë stërlina në javë, gati njësoj si ato të Paul Pogba dhe Alexis Sanchez, që janë dy lojtarët më të paguar të Manchester United. Klubi pritet të zyrtarizojë javën e ardhshme marrëveshjen me De Gea, që sezonin e fundit ishte portieri më i mirë në Premier League, por këtë vit sezoni nuk ka nisur mirë për “djajtë e kuq”.

Related posts

E PAZAKONTË NË KUPËN E FRANCËS/ Neymar shpik pasimin me b*thë dhe bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

NESHJE QË VLEN PËR EUROPËN/ Milan ‘përgatit forcat’ për të mundur Cagliarin

Delo.autor

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DYSHIM/ Balotellin e duan në Serie A, por problem mbetet…

Delo.autor

Leave a Comment