Futboll Seria A Sport

VENDI I TRETË NË RENDITJE/ Elliott ka gati “super dhuratën” nëse Milani…

Vendi i tretë në renditje ka bërë që entuziazmi te Milani të jetë në maja. Tani, Gattuso dhe të tijtë duhet të mbajnë këtë ritëm dhe të vazhdojnë të vrapojnë, nëse duan ta mbajnë deri në fund ose, të paktën, të mos rrëshqasin poshtë vendit të katërt.

Tabela e klasifikimit nuk i lë të flenë të qetë, pasi menjëherë 1 pikë më pas është Interi i vendit të katërt dhe katër pikë më larg është Roma, ndaj skuadra e Gattusos duhet të vazhdojë me formën që po tregon.

Kualifikimi në Champions këtë sezon do të thoshte shumë, sidomos për të ardhmen. Në fakt, pronarët e rinj, fondi amerikan “Elliott”, nëse ruhet vendi i tretë ose i katërt deri në fund, do të fusin dorën në xhep për merkaton e verës, pasi fair play financiar nuk mund t’i pengojë me arkëtimet Champions.

Kështu, dhurata e madhe do të jetë një mesfushor “big”, që mund të bëjë diferencën dhe të shtohet në baterinë e Kessie dhe Bakayoko, veç Lucas Biglias. Bëhet fjalë për gjigantin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, i cili në një farë mënyre u kërkua verën e shkuar. Vlera e serbit nuk është më 120 mln euro, por prek diku te 70-80 mln euro.

Sakrificë që Milani ka ndër mend të bëjë.

Related posts

“TËRMET” 7 BALLË NË “ANFIELD”/ Kampionët e Anglisë mposhtin me goleadë Crystal Palace dhe shkëputet në krye

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Sampdoria-Inter

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment