Futboll Sport

KA STËRVITUR MODRIC/ Drejtori i ri i Kombëtares: Shqipëria e ka brumin, ja plani për…

Ish-trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagiç, i cili së fundmi u emërua nga komiteti i FSHF-së si drejtori i ekipeve kombëtare ka treguar objektivin kryesor në detyrën e re.

Në një prononcim kroati ka treguar se gjithçka do të nisë nga puna në kampionatin vendas dhe me lojtarët me origjinë shqiptare. Mustedanagiçin e shqetëson fakti që ekipeve kombëtare i mungon moduli i lojës dhe për ketë do të bisedojë me trajnerët.

Mustedanagiç ka punuar tek Dinamo e Zagrebi për rreth 21 vite me të rinjtë, duke i stërvitur lojtarë tepër cilësorë si Modriç, Kranjçar, Korluka etj. Ai beson se edhe Shqipëria e ka potencialin për të nxjerrë yje.

“Unë vij nga profesioni i trajnerit dhe dëshira ime është që të ndihmoj sa më shumë trajnerët me dijet dhe eksperiencën time. Objektivi kryesor i punës do të jetë zhvillimi sa më i shpejtë i lojtarëve për t’i përgatitur për kombëtaren A. Dhe gjithçka do të nisë nga puna me kampionatin vendas dhe me lojtarët me origjinë nga Shqipëria. Në këtë mënyrë do të kemi më shumë futbollistë shqiptarë që të na përfaqësojnë në kombëtare.

Do të fillojmë bisedimet me trajnerët për të krijuar një modul loje që të luajë ekipi kombëtar A dhe më pas të gjithë të luajnë me të njëjtën skemë. Minimalisht nga U15 deri tek U21 duhet të ketë një model loje. Do të krijojmë një databazë për të identifikuar elementët shqiptarë kudo që janë e më pas të punojmë me ta, që të mos na humbasë asnjëri rrugës. Do të komunikojmë me klubet që të stërvisim sa më mirë dhe të punojnë sa më shumë me lojtarët vendas që të jenë pjesë për ekipin kombëtar.

Besoj që e ardhmja do të jetë më e mirë duke patur parasysh që çdo ditë e më tepër po vijnë trajnerë të rinj të përgatitur më mirë, me më shumë informacione. Do të përpiqemi të bëjmë një miksim moshash në ekipet kombëtare, pavarësisht se ndonjëri do të jetë në moshë më të vogël mund të luajë me ekipin e një kategorie moshe më sipër, për të promovuar sa më shpejt talente që të arrijnë në ekipin A. Shqipëria ka brumë, por duhet të rritet përgjegjësia dhe puna në të gjitha nivelet, mbi të gjitha mënyra se si punohet”, ishin fjalët e kroatit.

Related posts

NUK BINDI TEK SCHALKE/ Donis Avdijaj firmos me skuadrën E MADHE holandeze

Isa.Autor

Fejzullahi – Partizani, merret vendimi për rinovimin e mbrojtësit

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Luis Enrique braktis Spanjën për ndeshjen e radhës, ja kush e merr vendin e tij…

Delo.autor

Leave a Comment