Futboll Sport

Kukësi braktis edhe “Loro Boriçin”, marrëveshje me një tjetër stadium (DETAJE)

Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës do të nisë të rindërtohet për të qenë në të ardhmen një impiant modern, i denjë për një skuadër me synime të mëdha në Superiore. Në këtë mënyrë ekipi këtë edicion është i detyruar të shtegtojë për të luajtur gjetkë.

Fillimisht drejtuesit kishin zgjedhur që takimet t’i zhvillonin në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe në fakt aty u luajtën edhe dy ndeshjet eliminatore të Champions Leagues kundër Vallettës dhe Qarabagut.

Por duket se klubi verilindor ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që takimet të shënjuara në kalendar si ndeshje në shtëpi, t’i luajë në “Elbasan Arena”. Akordi është arritur dhe tashmë mbetet vetëm që Kukësi të depozitojë në FSHF kontratën me stadiumin.

Drejtuesit kanë bërë këtë zgjedhje ndoshta duke llogaritur që skuadra stërvitet në kryeqytet dhe distanca me Elbasanin është më e afërt se me qytetin e Shkodrës, por më kryesorja, sepse kostot e zhvillimit të ndeshjeve në “Loro Boriçi”, janë më të larta.

Edhe takimi i vlefshëm për raundin e 3-të të eliminatoreve të Europa Leagues, kundër Torpedos Kutaisit, i cili është programuar të luhet më datë 16 Gusht, do të zhvillohet pikërisht në “Elbasan Arena”, për të vijuar më pas me premierën e këtij edicioni të Superiores, kundër Laçit.

Related posts

FRIKSOHET ROMA/ Mbrojtësi i Serisë A: Unë s’jam TOTTI, nëse ata më telefonojnë…

Isa.Autor

Dzeko drejt Chelseas, Roma gjen zëvendësuesin te Fiorentina

Q.Autor

U rikthye te fitoret pas 3 ndeshjesh, një trombist është fatsjellësi i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment