Futboll Seria A Sport

ZBULOHET SOZIA E RONALDOS/ Mendoj dhe ushqehem si CR7 (FOTO)

Qindra selfie, i rrethuar nga mijëra njerëz, normalisht që Gianfranco ka menduar me të vërtetë: “Nuk dukem si Cristiano i vërtetë?”. Gianfranco Sanguinetti, 35 vjeç nga Lavagna e Genoa-s, profesioni: sozia e Ronaldo-s, jeton aktualisht me reflekset e dritës. Kur ai bën një xhiro në zonën Continassa të Torino-s, njerëzit fshijnë sytë, bën një xhiro në qendër të Milano-s dhe prindërit i dërgojnë fëmijët për t’i bekuar. Për të, tifoz juventin, është një argëtim i vërtetë, dukë dhënë autografe atje dhe këtu, por tashmë loja ka shpërthyer: “Që kur ka mbërritur te Juve, të interpretoja Ronaldo-n ishte një punë. Sozia e tij spanjolle e ka bërë disa herë, pse mos ta bëj dhe unë?”.

Dëshiron që të thërrasin Sanguinetti apo Ronaldo?

“Ronaldo, por vetëm për argëtim… Sepse kështu lindi gjithçka: ishte Botërori i vitit 2006 dhe Cristiano nisi që të bëhej një fenomen. Njerëzit më thoshin se i ngjasojë dhe unë u bëra personazh. Me kohën u bë pika ime e referimit për anën estetike. Mes të tjerash, ushqehem si ai, sepse dua të bëhem body builder dhe trajner personal: oriz, pulë, perime. Linguini i fundit daton në vitin 2003”.

Keni ndryshuar edhe fizionominë?

“Jo, aspak, s’kam bërë kirurgji. Edhe pse kam thyer tabu: kam prerë flokët saktësisht si ai. Të jesh sozi është një udhëtim, edhe mendora. Duhet të jesh i predispozuar dhe unë, ish-model, jam mjaftueshëm egocentrik për ta bërë”.

Gjëja më e çmendur që ka ndodhur në jetën tuaj prej Cristiano-je?

“Në vitin 2015 shkova me pushime në Madrid, kam bërë xhiro në Bernabeu dhe shkaktova kaos. Por asgjë nuk ka krahasohet me atë që ka ndodhur disa ditë më parë në Milano: në rrugën Vittoria doja të bëja një eksperiment social, por çdo gjë më iku nga duart. Qindra persona mu afruan, kisha frikë. “Nëse them të vërtetën do më frasin”, po mendoja…”.

Dhe nëse takoheni, çfarë do t’i thotë Ronaldo – Ronaldo-s?

“Ta njoh është qëllimi i vërtetë, do të ishte sikur të isha në pasqyrë. Pas komplimenteve, do t’i thosha vetëm një gjë: më sill atë të bekuarin Champions”.

Related posts

“NUK JAM I LUMTUR TEK JUVENTUS”/ Mefushori mesazh Sarrit: Po mësoj shumë nga ky moment…

Delo.autor

ZYRTARE/ Finalja e Superkupës Europiane me tifozë? UEFA merr vendimin

Delo.autor

Marcelo pranon “rrëmujën” te Reali: Jemi të trishtuar dhe të zhytur

Q.Autor

Leave a Comment