Futboll Sport

Kastrioti-Skënderbeu/ Korçarët fitojnë pjesën e parë, vendosin Demte dhe perla e Bregut (VIDEO)

Skënderbeu arriti të fitonte në ndeshjen e parë përballë skuadrës së Partizanit, ndërsa Kastrioti fitoi minimalisht me Luftëtarin në Gjirokastër. Ndërkohë më poshtë ndiqni edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

GOL: Demte 16′, Bregu 30′

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e pare. Kastrioti-Skënderbeu 0-2

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Provon edhe Vangjeli nga jashtë zone, i avancuar deri në sulm, por pa shënjestrën e saktë.

39’ Krosim i Gripshit nga e djathta për në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të shfrytëzuar.

34’ Mundësi e shkëlqyer për Bardhin, merr një top që nuk largohet mirë nga portieri Teqja, por goditja e tij shkon mbi portën e boshatisur.

30’ GOOOOL Dejvi Bregu realizon një perlë nga goditja e dënimit, që e fitoi po vetë.

{“videoid”:”1535296601469″,”type”:1,”ratio”:0.75}

bregu super gol on Vidnews.

28’ Kombinime mes Bregut dhe Krasniqit në hyrje të zonës së Kastriotit, por janë krutanët që i shkaktojnë faull vlonjatit.

23’ Pushim në mesin e pjesës së parë, që lojtarët të freskohen, si pasojë e temperaturave të larta.

16’ GOOOL Demte shënon për Skënderbeun pas një asistimi nga Krasniqi brenda zone. Shkon dhe takon menjëherë trajnerin Shehi.

13’ Pasime të shpejta të lojtarëve të Skënderbeut, në fund shërbehet Bregu nga hyrja e 16-metrave, por kthesa e tij përfundon shumë mbi portë.

12’ Vangjeli depërton mirë nga e djathta, kroson në zonë teksa gjendet në fundore, por portieri Kuka kontrollon i sigurt.

11’ Faull në mesfushë, për një ndërhyrje ndaj Vangjelit.

5’ Tension që në momentet e para, pas një ndërhyrje të rëndë të Alitit ndaj Ymerajt.

1’ Tentativa e parë që në sekondat e para, godet nga jashtë zone Rahim.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

Company: I gjithë sulmi i Manchester City ka oreksin e Agueros për gola!

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ “Carletto” zbulon kolegët trajnerë, me të cilin “qan hallet”

Delo.autor

REAL MADRID-SEVILLA/ “Los Blancos” duan me çdo kusht fitoren për t’u ngritur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment