Futboll La Liga Sport

Lopetegui gjen formulën/ Ja si Real Madrid do të kompensojë golat e RONALDOS

Julien Lopetegui ka zbuluar se si Real Madrid do të zëvendësojë golat e Cristiano Ronaldos. Largimi i portugezit tek Juventus ka lënë një boshllëk të madh në Madrid teksa ai ka qenë golashënuesi më i mirë i tyre ë nëntë vitet e fundit.

“Çdo ndeshje përgatitet ndryshe pasi edhe kundërshtarët janë të ndryshëm,” shprehet trajneri në prag të ndeshjes ndaj Girona-s.

“Ka ekipe që të lejojnë të mbash topin më shumë, ndërsa ka ekipe që nuk ta lejojnë. Gjithsesi mbajtja e topit mbase nuk ia vlen gjithmonë, por fitorja po.

“Jemi të fokusuar të kalojmë shifrat e Ronaldo-s me një lojë kolektive. Është një përgjegjësi e kolektivit, në vend që përgjegjësinë t’ia vendosësh një lojtari të vetëm.”

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

Delo.autor

PARAQITJE KAMPIONËSH! Tirana eliminohet me kokën lart

Delo.autor

Lajm ‘BOMBË’ nga Anglia! Ja ekipi i ri i brazilianit Willian

Sadik.Autor

Leave a Comment