Futboll Sport

KËRCËNOI MESSIN/ FIFA merr vendimin E ASHPËR ndaj kreut të federatës…

Qeveria e futbollit Botëror, FIFA vendosi të dënonte me 12 muaj përjashtim, kreun e federatës së futbollit palestinez, Jibril Rajoub, për shkak se ka nxitur dhunë dhe urrejtje ndaj yllit argjentinas Lionel Messi. Ai bëri thirrje publike për të djegur në masë fanellat dhe posterat e Lionel Mesit, nëse Argjentina do të zhvillonte një miqësore me Izraelin në Jeruzalem. Fushata e tij ishte e suksesshme, pasi federata argjentinase e anuloi në momentin e fundit ndeshjen ndaj izraelitëve, vendim ky që u shkaktoi një dëm të madh nga ana ekonomike argjentinasve, pasi u detyruan të dëmshpërblenin kompaninë që u mor organizimin e takimit

Në vendimin e saj, Komisioni Disiplinor i FIFA-s, ka cituar deklaratat e presidentit të federatës palestineze “duke i bërë thirrje tifozëve të futbollit të djegin në masë fanellat dhe posterat e Lionel Messit’’. Gjithashtu i është ndaluar hyrja në stadium për një periudhë një vjeçare.

FIFA vendosi të nisë procedurat disiplinore ndaj Rajoub në muajin qershor, pasi Izraeli paraqiti një notë proteste ndaj thirrjeve për dhunë, si dhe për kërcënimin e tij për të penguar kandidaturën e Argjentinës për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2030.

Related posts

SULMON DHE “INJORON” ME DEKLARATËN NDAJ CAPELLO-S/ Conte: Kam një plan B, por…

Delo.autor

SHUHEN SHPRESAT E ITALISË PËR ALAN/ Lojtari i Napolit merr ftesën zyrtare nga Brazili

Isa.Autor

I GATSHËM PËR NJË MARTESË DHE FAMILJE TË MADHE/ Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

F.autor

Leave a Comment