Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FUTBOLLIST ME TË ARDHME TË MADHE/ Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha të luaj me…

Kapiteni i të rinjve të Fiorentinës, Erald Lakti, u thirr nga ekipi i parë në ndeshjen e fundit të Serisë A.

Mesfushori shkodran cilësohet si një futbollist me të ardhme të madhe, që pritet të ketë hapësirën me skuadrën e njohur italiane.

Shumë tymnajë ka pasur pas deklaratës që ai bëri në lidhje me të ardhmen e tij për mediat italiane para disa kohësh ku shprehej se ishte i pavendosur për të ardhmen e tij, por kjo gjë ka marrë fund, pasi lojtari në një intervistë të fundit për “shkodrasport” i ka dhënë fund gjithçkaje.

“Unë mund të vendosja të luaja për Italinë, por vendosa për Shqipërinë, për shkakun e dëshirës së babait. Ishte dëshira e tij të përfaqësoja ngjyrat kuq e zi”.

I pyetur për perspektivat e të ardhmes, ai u shpreh: “Kam një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 dhe do të jem pjesë e saj”.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Reja nis përgatitjet, pritet rrotacion ndaj San Marinos. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Probleme me Messin dhe Sampaolin? Icardi sqaron të vërtetën

Sadik.Autor

Ish-mesfushori legjendar, Seedorf​: Neymari bëri mëkat të tmerrshëm kur u largua nga Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment