Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAM VETËM NJË PAKËNAQËSI NDAJ EKIPIT”/ Egbo pas fitores ndaj Kukësit: Fillimi i mbarë gjysma e punës…

Emanuel Egbo është shfaqur shumë i kënaqur për fitoren e Tiranës 2-0 ndaj Kukësit. Për mikrofonat e “Supersport” ai është shprehur se skuadra bëri ato që kishte kërkuar trajneri, teksa shprehet se nuk ishte i lumtur me atë që ekipi tregoi në fundin e pjesës së parë.

“Është një fillim i mbarë, siç i dhashë edhe çunave. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ata ia dolën të tregojnë paraqitje shumë të mirë, duke treguar shpirt gare. Nëse Muçi do kishte shënuar golin e tretë në rastin që kishte, do isha më i qetë.

Tani nuk janë më lojtarët e rinj, pasi ata kanë mbi një muaj e gjysmë këtu. Ata janë paraqitur shumë mirë sot, por edhe pjesa tjetër e ekipit luftuar për njëri0tjetrin, pikërisht si një ekip kampion. Unë dua një ekip dhe jo lojtarë individuale dhe pikërisht këtë bëmë sot. Nga fundi i pjesës së parë, kur po fitonim 2-0 kaluam në eufori. Ata duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. Futbolli ka treguar se nuk je kurrë i sigurtë, pasi edhe Milani në finale e kishte mbyllur 3-0 pjesën e parë, por u barazua në pjesën e dytë.

Ngo? Nuk kemi humburi pikën e referimit. Kemi Derrik këtu. Jam i bindur që do bëhet një lojtar i madh që do e duan shumë skuadra. Është ende shumë herët për ta gjykuar. E rëndësishme është që sot e fituam ndeshjen, të tjerat nuk më interesojmë.

E zgjidhëm shumë shpejt ndeshjen. E dimë që duhet ta shfrytëzojmë çdo rast dhe lojtarët këtë bënë. Najdovski në mesfushë? Jam shumë i kënaqur, jo vetëm me të, por me të gjithë skuadrën. Nuk është vetëm ai që bëri mirë, por të gjithë.”, u shpreh Egbo.

Related posts

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Barcelona mposhtet nga Rayo Vallecano dhe vazhdon krizën

Delo.autor

Milani dhe Chelsea planifikojnë një shkëmbim të bujshëm që kënaq të dyja palët

Sadik.Autor

DISIPLINA E UEFA-S ME DORË “TË HEKURT”/ Ja gjobat për Barcelonën, Ajaxin, Tottenhamin… si edhe trajnerët

Delo.autor

Leave a Comment