Futboll Premier League Sport

Nga problemi Cech te revolucioni i Sarrit/ Ja 10 të veçantat e fundjavës në ANGLI

Liverpool e Chelsea fituan sërish, Watford vazhdon të mahnitë, në Manchester ka festë në të dy krahët. Gjëra të cilat janë përsëritur pa fund prej të shtunës, por ndërkohë The Guardian ka përpiluar një listë me 10 të veçanta nga fundjava që lamë pas në kampionatin anglez.

1) Emery duhet të ndryshojë taktikë, nëse vazhdon me Cech

Unai Emery kërkon të bëjë revolucion në lojën mbrojtëse dhe rolin e portierit në fushë, por tashmë të gjithë e pyesin: a do të vazhdojë të luajë me Petr Cech në portë? Çeku është 36 vjeç dhe pikëpyetja e madhe është nëse do të arrijë të përshtatet me stilin e ri të lojës te “Topçinjtë”, sepse Emeri kërkon pasime pa fund nga mbrojtja drejt portierit, diçka që Cech nuk e bën mirë. Në stol është Bernd Leno, portieri numër 2 i Gjermanisë tashmë: u shpenzuan miliona për ta mbajtur rezervë?

2) Revolucioni i Sarri-t te Chelsea po merr formë

E bënte vjet Napoli, po mëson ta bëjë tashmë Chelsea: sulm me forca të shumta, presing në mesfushën kundërshtare dhe pasime të shpejta. Në 7 javë punë konceptet bazë janë ngulitur në mendjet e lojtarëve dhe nga ndeshja në ndeshje po shihet përparim. “Duam titullin”, thotë Eden Hazard, i cili është rikthyer në nivel të lartë dhe ka rigjetur buzëqeshjen.

3) Holebas, njeriu-asist që nuk e priste askush

Dy lojtarët me më shumë pasime finale për gol në Premier Ligë në këtë moment janë dy mbrojtës të majtë. Benjamin Mendy nuk është surprizë, José Holebas i Watford-it po. Greku dha dy krose të bukura që u transformuan në gola ndaj Tottenham-it dhe tashmë ka 4 asiste në emrin e vet. 34-vjeçari është simboli i një Watford-i që ka shumë pak anglezë në ekip, por që funksionon në mënyrë perfekte, falë punës së shkëlqyer nga Javi Gracia.

4) Burnley tashmë duhet të përqendrohet te Premier League

Vetëm një pikë në 4 ndeshje, 9 gola të pësuar dhe një lojë që nuk bind aspak. Burnley e nisi sezonin me ambicie për të shkuar në grupet e Europa League, por nuk ia doli kundër Olympiakos-it dhe tashmë duhet të reagojë urgjentisht, para se të flitet për krizë.

5) Everton nuk ka shkëlqim pa Richarlison

E nisi sezonin shkëlqyeshëm, por në Bournemouth Richarlison mori një karton të kuq me pasoja dramatike për Everton-in. Mungesa e tij kundër Huddersfield-it u ndje shumë më tepër nga sa mendohej, Huddersfield u duk skuadra më e rrezikshme në fushë dhe Everton-i nuk kishte asnjë ide në sulm. Në mungesë të brazilianit, i pezulluar edhe për ndeshjen ndaj West Ham-it pas ndërprerjes së kampionatit, dukhet menduar diçka ndryshe.

6) West Ham, pa pikë dhe pa entuziazëm

Në verë West Ham bëri disa blere cilësore, shpenzoi 100 milionë sterlina për lojtarë të rinj dhe kaq, fillimi ka qenë shumë i dobët, me 4 humbje rresht, që nuk ndodhte prej vitit 2010. Është shumë herët për të kaluar në panik, por atë vit West Ham ra nga kategoria dhe në këtë moment Ëest Ham nuk ka asgjë, as entuziazëm, as cilësi në mesfushë dhe as koordinim në sulm.

7) Madison duket ylli i së ardhmes

James Maddison shkëlqeu vjet tek Norwich, por po mahnit që tani edhe tek Leicester, në Premier Ligë. Një rritje e pabesueshme për një 21-vjeçar që para dy vitesh nuk po gjente hapësirë, por vjet u bë numri 10 më i mirë në Championship. Starti në Premier League ka qenë shumë i mirë, mesfushori ka cilësi dhe guxim, provon gjithçka dhe ka besim në vetvete. Së shpejti mund të bëhet një ndër yjet e kampionatit anglez.

8) Murray, modeli për lojtarët e kategorive inferiore

Glenn Murray është 35 vjeç, ka vite që nuk përmendet më si kandidat për kombëtaren, por mbetet një model për çdo futbollist në divizionet e ulëta në Angli. Sulmuesi ka luajtur në çdo nivel të futbollit anglez, ka provuar futbollin e fshatrave dhe tashmë është një hero për Brighton-in, duke shënuar me një vazhdimësi impresionuese. Të shtunën ndaj Fulham-it dukej mision i pamundur, por Murray shënoi dy gola dhe i dha një pikë skuadrës së tij.

9) Palace duhet të jetojë dhe pa Zaha

Crystal Palace fundjavën e shkuar u kthye me këmbë në tokë, sepse humbja ndaj Southampton-it ishte një sinjal shqetësues, për një skuadër që nuk luajti futbollin atletik dhe të kujdesshëm që i siguroi mbijetesën sezonin e shkuar. Ishte një sinjal që Palace duhet të japë gjithnjë maksimumin për të marrë pikë, por nga ana tjetër ishte edhe shenja se Palace nuk ka stol. Nëse mungon Zaha, askush nuk e merr ekipin për dore.

10) Benítez është “ushtar i vetëm në luftë” te Newcastle

Ndoshta taktika e përdorur nga Rafa Benítez deri tani nuk i kënaq shumë tifozë, por të gjithë janë dakord se spanjolli po bën një punë të jashtëzakonshme për të mbajtur të bashkuar një skuadër nën presion konstant. Lojtarët po e mbështetin dhe Benitez nuk po i braktis, edhe pse klubi është në kaos total. Nëse Newcastle mbijeton, do të jetë vetëm meritë e Benitez.

Related posts

SULMUESI I REALIT/ As që më shkon ndërmend të LARGOHEM nga klubi më…

Isa.Autor

Icardi shënon edhe një tjetër gol të çmendur

Q.Autor

FUSHË E RE PËR EKIPIN E BARCELONËS/ Ja si “Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment