Futboll Seria A Sport

Merkato e çmendur e Interit/ Njihuni me 5 lojtarët që zëvendësojnë ëndrrën MODRIC

Pas kalimit të Cristiano Ronaldo tek Juventus, edhe Inter do të donte t’i dhuronte tifozëve të vet një lojtarë të madh. Ëndrra është kroati Luka Modric, lideri i kombëtares së tij në Botërorin e fundit dhe truri i Real Madrid.

Operacioni është shumë i komplikuar, duke parë se Florentino Perez nuk ka ndërmend të humbasë një tjetër prej protagonistëve të tri Champions League-ave të fituara radhazi, por dëshira e lojtarit mund të bëjë diferencën.

Inter do të provojë deri në fund, por po vlerëson edhe alternativa të tjera, që dërgojnë tek emrat e Gundogan dhe Fernandinho të City-it, Matic të United dhe Paredes të Zenit. Ndërsa, në Itali, emri i preferuar është Nicolo Barella i Cagliari-t.

Related posts

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Salah shpallet ‘Lojtari më i mirë afrikan për vitin 2017

Q.Autor

Juventus e ka seriozisht për lojtarin e Koresë së Veriut

Sadik.Autor

Leave a Comment