Futboll Premier League Sport

KLOPP I VENDOSUR/ Liverpool do të triumfojë edhe pas zhgënjimit në finalen e Champions

Shumë gjëra kanë ndodhur te Liverpool nga finalja e Champions League humbur dy muaj më parë ndaj Real Madrid. E megjithatë, trajneri Jurgen Klopp shprehet se lojtarët e tij e kanë harruar atë ndeshje në Kiev dhe janë përqendruar tek e ardhmja, te sezoni i ri që nis sot për “reds”.

Liverpool do të luajë ndaj West Ham dhe për këtë start të ri, trajneri gjerman shprehet: “Nuk ka asnjë problem , e kaluara është lënë pas krahëve dhe e ardhmja përpara nesh është po aq e ndritur sa edhe më parë. Në jetë njerëzit kanë probleme edhe më të mëdha se të dëshpërohen për një finale të humbur. Ndaj ne kemi të tjera gjëra për të bërë”, tha Klopp.

Duke kujtuar atë finale, trajneri Klopp kujton: “Ne dhamë dhë bëmë maksimumin në atë finale, por nuk fituam. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, tashmë ajo finale është harruar, ndaj do të punojmë që të shkojmë aty sërish pas një viti”, tha Klopp, që për të harruar atë finale ka afruar në ekip portierin brazilian Alisson, një ndër më të mikrët në botë, për të harruar edhe gafat e bërë në atë takim nga Karius.

Bashkë me të kanë ardhur edhe Shaqiri, Fabinho e Keita, duke e përforcuar ndjeshëm ekipin e “reds”, që synon të jetë rivali kryesor i Manchester City në Premier League.

Related posts

BOURNEMOUTH-MANCHESTER UNITED/ King dhuron spektakël brenda zonës dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

EPISOD I RRALLË/ Darmian vret aksidentalisht zogun gjatë ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Zbulohet mesazhi i Kërcikut për Kapllanajn ne 2 të natës

Delo.autor

Leave a Comment