Futboll Premier League Sport

POGBA vijon polemikat me Man United: Nëse them të vërtetën, më GJOBISIN

Protagonist në fushë në fitoren 2-1 që Manchester United arriti ndaj Leicester në javën e parë të Premier League (realizoi golin e parë me penallti), por protagonist edhe jashtë fushe me deklaratat e tij. Ky është Paul Pogba, që ishte kapiteni i “djajve të kuq” në këtë sfidë, duke e përligjur besimin që i dha trajneri Jose Mourinho. Njeriu që udhëhoqi Francën drejt titullit kampion në Botërorin “Rusi 2018” nuk i lë mënjanë polemikat me skuadrën, duke deklaruar se nuk mund t’i thotë të gjitha të vërtetat për një arsye të thjeshtë: E gjobisin.

Sipas të përditshmes britanike “Sunday Express”, mesfushori francez ka lëshuar një deklaratë, që lë të mendosh se ai mund të largohet drejt Barcelonës, pasi merkato në Spanjë nuk ka përfunduar ende. Motivi i largimit është si gjithnjë Jose Mourinho.

“Nëse nuk je i lumtur, nuk mund të japësh maksimumin në fushë. Ka disa gjëra që nuk mund t’i them, pasi mund të më gjobisin. Diferenca mes kombëtares dhe United? Unë ndihem mirë në fushë kur luaj me të dyja ekipet. Jam gjithnjë i njëjti, por kur je i qetë mendërisht dhe ke një mjedis që të përkrah, gjërat janë më të lehta në fushë”, tha Pogba.

Related posts

Klopp e ka me anësorin: E vendosi ai rezultatin!

Q.Autor

SHPËRTHEN FESTA/ Zvicra kalon në avantazh, Xherdan Shaqiri shënon ndaj Serbisë

F.autor

Edhe kur humb penallti Ronaldo thyen rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment