Futboll Sport

Konfirmohet interesimi i Chelsea për Ruganin

Chelsea, tani me trajner të ri maurizio Sarrin, ka interesim për shumë lojtarë të Serie A
Pasi nënshkruan me Jorginhon, Sarri tani dëshiron të sjell edhe disa lojtarë të tjerë në Londër nga Serie A.

Lojtari më i ri i Milanit, sulmuesi Gonzalo Higuain ka konfirmuar që Sarri ishte interesuar për të, kurse nuk është sekret që Blutë e Londrës tani kërkojnë një lojtar tjetër të Juves, Daniele Rugani.

Davide Torchia, agjent i Ruganit ka folur pak për këtë çështje në Radio Kiss Kiss.

E ardhmja? Mirë, nuk mendoj që Juve dëshiron ta shet Danielen. Sarri po përpiqet ta transferoi atë që tri vite dhe sigurisht dëshiron që ta merr edhe në Chelsea. Edhe për këtë, Juve gjithmonë ka dëgjuar atë që e dëshiron Rugani dhe vendimi i tyre për ta shitur Caldaran të Milani në vend të Danieles, tregon shumë”.

Sarri dhe Rugani kanë punuar bashkë gjatë ditëve të tyre në Empoli derisa Chelsea ka bërë ofertë 45-50 milionë euro për të kohëve të fundit, ofertë që është refuzuar nga Juve. Me Caldaran e larguar tani, mundësi që Rugani të largohet, megjithatë janë shumë, shumë të vogla.

Related posts

DEBATET ME TRAJNERIN/ Pogba: Jam i gatshëm të mos luaj nëse Mourinho…

Isa.Autor

MERKATO/ Juventusi i bën presion Romës për Pellegrinin

Q.Autor

Tronditet futbolli, mbrojtësi 21 vjeçar gjendet i vdekur (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment