Futboll Sport

E vërteta e tatuazhit: Ja pse refuzova dy herë Liverpool-in

Liverpool dështoi dy herë në misionin për të nënshkruar me ish-futbollistin e Barcelonës, blerjen më të re të Everton, Lucas Digne. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti francez, që u bashkua me Toffees në fillim të javës, në një transfertë që kushtoi £18milionë. Me zyrtarizimin e marrëveshjes, u zbulua gjithashtu se 25-vjeçari mban mbi gjoks një tatuazh me fjalët ‘I never ëalk alone’ – ‘Unë nuk eci kurrë vetëm’. Një frazë kjo që ka ndezur shumë spekullime dhe aludime, në lidhje me një dashuri sekrete të futbollistit për Liverpool, për shkak se ato janë fjalët që simbolizojnë tifozerinë e të kuqëve.

Por vetë Digne, duke folur në konferencën e tij të parë për mediat ka zbardhur të vërtetën për tatuazhin, dhe jo vetëm, teksa ka rrëfyer se ai ka refuzuar dy herë Liverpool. “Ai tatuazh nuk ka lidhje me futbollin, është thjeshtë për prindërit e mi. Në ditën time të shkollës, kur isha 3 apo 4 vjeç, ata më dhuruan një varëse me ato fjalë. Më pas, kur mbusha 18 vjeç në Lille, bëra tatuazhin dhe mbase tifozët e Liverpool janë të mërzitur sepse unë refuzova dy herë të nënshkruaja për Liverpool. Dy herë, fillimisht kur nga Lille u transferova te PSG dhe më pas kur shkova te Roma. I thashë dy herë ‘Jo’, sepse unë jam një blu”, deklaroi Digne.

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë, po luhet ndeshja Partizani-Besëlidhja. Rezultati 1-1

Delo.autor

Tare nxjerr ‘bllof’ gjigandët europianë, De Vrij rinovon me Lazion

Q.Autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Lojtari i momentit te Tirana humbet Derbin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment