Futboll La Liga Sport

Kovacic kërkon LARGIMIN nga REALI, në ANGLI dhe ITALI bëjnë gati paratë

Mateo Kovacic i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që të largohet nga Real Madrid, duke qenë se nuk ka garanci se do të jetë titullar te skuadra e trajnerit Julen Lopetegui. Lajmin e kanë konfirmuar sot mediat spanjolle, sipas së cilave mesfushori kroat kërkon të rikthehet në Serinë A, ku ka mjaft admirues. Ndërkohë që, për Kovacic është interesuar edhe Manchester United, por ende asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur në adresë të 24-vjeçarit.

Gjatë qëndrimit te Real Madrid, mesfushori kroat është aktivizuar shumë pak nga trajneri Zinedine Zidane dhe në rast se Luka Modric do të qëndrojë të skuadra “merengues”, atëherë shanset që kroati të luajë janë sërish të pakta. Inter dhe Milan e pëlqejnë shumë lojtarin, që do të gjente një vend si titullar te skuadra milaneze, që do të nisin një ankand për të marrë talentin, që edhe më parë ka luajtur me zikaltërit (80 ndeshje e 5 gola me Interin).

Por problem mund të jetë Manchester United, në kërkim të dëshperuar të përforcimeve për sezonin e ri dhe Mourinho mund të jetë një rival i fortë për dy ekipet e Milanos. Por edhe Tottenham ka shfaqur interes, ndaj ekipet e Premier League mund të ofrojnë më shumë se ato të Serisë A, për ta sjellë lojtarin në kampionatin më të bukur botë.

Related posts

Plas ironia në internet, tallje masive me uniformën e re të ekipit anglez (FOTO)

Sadik.Autor

ROMA-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” me një këmbë në finalen e Europa League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Xhaka dhe Mustafi: Ne jemi Arsenali, shkojmë në Wembley (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment