Futboll Seria A Sport

NDRYSHOI HISTORINË/ 365 ditë pas kthesës së madhe të Interit, që nisi me “shkurorëzimin” e Icardit

Ekziston një datë e saktë, që shënon kufirin midis dy moshave të Interit të dekadës së fundit, asaj post-tripletë. Është 13 shkurti 2019, dita kur Interi mbylli një derë. Për të hapur, mbase, një derë tjetër. Saktësisht një vit më parë, klubi zikaltër mori një vendim të destinuar për të ndryshuar historinë e tij: hoqi shiritin e kapitenit nga Mauro Icardi për ta kaluar atë në krahun e Samir Handanovic. Një vendim, pas të cilit kishte deklarata plot helm të gruas së argjentinasit, agjentes së tij, Wanda Nara. Ajo akuzoi pjesën tjetër të ekipit, se nuk i shërbente kapitenit në mënyrën e duhur.

Vetë Icardi mbeti jashtë për më shumë se 40 ditë, duke u stërvitur larg grupit të Luciano Spalletti. I rikthyer kundër Genoa, ai jetoi muajt e fundit zikaltër në një atmosferë të çuditshme, shpesh me gjysmën e “San Siro” që e përkrahte atë dhe gjysmën tjetër duke e vërshëllyer. E gjitha kulmoi me penalltinë e gabuar kundër Empolit, në ndeshjen që ishte gati të rrezikonte kualifikimin në Champions. Kjo ishte ngjarja e fundit para një vere, që e pa ish-kapitenin të linte Interin vetëm në orët e fundit të merkatos. Transferimi i tij te PSG u bë zyrtar pas muajve të tëtë polemikash në shtëpinë zikaltët, falë edhe “vetos” të trajnerit Conte.

Ndërkohë, Interi mbeti pa të, ashtu si shkurtin e kaluar. Pesha e sulmit përfundoi mbi supet e Lautaro Martinez, i cili bëri aq sa mundi. Ai nuk arriti të kishte ndikimin e Icardit më të mirë, të paktën në fillim. Pastaj, vazhdoi të përmirësohej, derisa u bë “pronari” i sulmit të sotëm të Interit, falë edhe Romelu Lukaku. “9” i ri i Interit na bëri të harrojmë të vjetrën, atë të dashurën për 6 vite, midis golave dhe ngazëllimeve, që bënë histori në “San Siro”. Deri në atë 13 shkurt, kur fjalët e përplasjet jashtë fushës e “përmbytën” mjedisin zikaltër.

Prandaj, nga Marotta te Spalletti, askush nuk e mbajti më zemërimin brenda vetes. Përplasja u bë publike. Nga atje filloi një histori krejt tjetër, një epokë tjetër. Pa Icardi, me kapiten Handanovic. Një zgjedhje e fortë, një qëndrim i saktë, që na bëri të harrojmë 6 vite dashuri me ish-kapitenin, por që gjithashtu lindi një ekip tjetër. Interi po lufton tashmë për të fituar “Scudetto”, siç nuk ka ndodhur prej 10 vitesh.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Flamurtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

PREZANTIM EPIK NË VERSIONIN “LA CASA DE PAPEL”/ Crvena Zvezda bën goditje e bujshme në merkato (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Real Madrid e huazoi tek Arsenal, talenti norvegjez ka marrë vendimin e tij

Delo.autor

Leave a Comment