Champions League Futboll Sport

KUKËSI “përforcohet” me ish-mesfushorin e Skënderbeut, LILAJ i bashkohet verilindorëve (FOTO)

Skuadra e Kukësit ndodhet në Azerbaixhan për të luajtur ndeshjen e kthimit në Champions League. Gjatë qendrimit në Baku, kryeqytetin azer, lojtarët verilindor kanë takuar ish-mesfushorin e Skënderbeut, Sabien Lilaj, që shihet se janë duke konsumuar një kafe së bashku.

Lilaj është tranferuar këtë merkato verore te skuadra azere e Gabalas. Lilaj pa dyshim që në Superiore e ka patur kundërshtar Kukësin, por duket se sonte në mbrëmje mund të jetë një “përforcim” në shumë në tribunë për djemtë e Armando Cungut, pasi mesfushori e ka eksperiencën e duhur për ndeshje të tilla.

Qarabag-Kukësi do të luhet në orën 19:00. Verilindorët kualifikohen edhe me një barazim minimal 1-1, pasi në “Loro Boriçi” të Shkodrës janë ndarë me shifrat e bardha 0-0.

Related posts

“U KTHEVA PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Mbrojtësi i Shqipërisë i lumtur për debutimin me ekipin e ri (FOTO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Spalletti: Ja FAJTORI i humbjes së turpshme të Interit ndaj Parmës

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vendos Barcelona, Messi mund të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment