Bundesliga Futboll Sport

KUPA E GJERMANISË/ BAYERN kualifikohet me vështirësi ndaj AMATORËVE (VIDEO)

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë pasi ka eliminuar ekipinin e kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Drochtersen/Assel pasditen e sotme.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për ekipin e Niko Kovac, që ka vuajtur për të zhbllokuar rezultatin dhe për të marrë fitoren. Pavarësisht se bavarezët kanë patur në dispozicion të gjithë yjet e ekipit, goli ka qenë shumë i vështirë për t’u gjetur.

Një gol që ka ardhur në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 82-të të pjesës së dytë, kur Lewandowski ka devijuar në rrjetë një gjuajtje/pasim të Goretzka. Në minutat e fundit, Bayern ka patur raste të tjera për të thelluar avantazhin, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

 

Related posts

David Luiz i VENDOSUR: Më pëlqen futbolli i Sarrit, dua të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Atalanta – Napoli

Q.Autor

Leave a Comment