Futboll Sport

NDESHJA PARË ME KOMBETAREN/ Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës në fushën e lojës por jo me rezultatin e arritur. Pas ndeshjes me Poloninë ai deklaroi:

“Është një humbje që dhemb, sepse luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë por ne bëmë një ndeshje me shpirt dhe zemër. 

Në pushim u thashë djemve se duhej të qëndronim në lojë deri në minutën e fundit, ta barazonim e ndoshta edhe ta fitonim, Ata më kuptuan në gjithçka. Ne ishim aty dhe më vjen keq sepse barazimi do të kishte qenë rezultati i duhur por duhet ta pranojmë. 

Patjetër që do t’i analizojmë që të gjithë momentet e nbdeshjes për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë. 

Related posts

SARRI KËRKON PËRFORCIME/ Chelsea interesohet për mesfushorin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

MOMENTE TERRORI PËR PORTIERIN E EVERTON/ Hajdutët e kërcënojnë me thikë dhe i grabisin sendet me vlerë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Kolumbia udhëheq kundër Polonisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment