Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ BURNLEYT/ Pochettino dorëzohet: Tashmë nuk kemi më asnjë shans për…

Tottenham u mund 1-2 në fushën e Burnley dhe tashmë për skuadrën e trajnerit Mauricio Pochettino gara për titull bëhet e vështirë. Madje trajneri argjentinas shkon më tej kur thotë se kjo humbje ka mbyllur sezonin e Spurs dhe shuar shanset për titull në Premier League.

“Tashmë nuk kemi më asnjë shans për titull, pasi këtu ndalet rrugëtimi ynë për titull. Nëse duhet të fitojmë titullin duhet të japim më shumë në fushë”, u shpreh Pochettino, që sot kishte në dispozicion edhe sulmuesin Harry Kane, i rikthyer nga dëmtimi.

Tottenham është 5 pikë pas City e Liverpool në renditje, që luajnë të dielën. “Jam i zhgënjyer nga rezultati, pasi në përgjithësi luajtëm mirë. Nuk e mohoj që bëmë disa gabime dhe përgëzoj Burnley për fitoren. Nuk e meritonim humbjen, por ky është futbollit. Ne donim 3 pikët për të vënë nën presion rivalët tanë që janë në krye të renditjes dhe luajnë të dielën, ndaj kjo humbje është zhgënjyese”, tha Pochettino.

Në fund, trajneri komenton polemikat dhe debatin me gjyqtarin e ndeshjes Mike Dean. “Ajo që ndodhi në fushën e lojës mbetet aty. Tani jam më i qetë dhe nuk kam asgjë me askënd. Nuk kam pse të akuzoj askënd për humbjen veç vetes time, pasi humbjet në sport ndodhin. E dinim që kjo ishte një ndeshje vendimtare, ndaj në fund isha i mërzitur dhe e pranoj që e kalova kufirin. Goli i parë i Burnley erdhi nga një goditje këndi e dyshimtë dhe ndonjëherë episodet vendosin fatin e ndeshjes”, tha Pochettino.

Related posts

U RIKTHYE NË “OLD TRAFFORD”/ “Përbindëshi” Ronaldo do të jetë në fushë në sfidën ndaj…

Delo.autor

ABSURDE/ Shansi i fundit për SON: MEDALJE E ARTË që t’i shpëtojë USHTRISË

Isa.Autor

TREGON ÇELËSIN E SUKSESIT/ Igli Tare: Si drejtor sportiv veproj me mentalitet futbollisti…

Delo.autor

Leave a Comment