Futboll Sport

Laçi-Luftëtari/ Starti i keq për gjirokastritët kërkon reagim, trajneri Kostic në “fije të perit”

Europa ishte çmimi që në fund të sezonit të shkuar e përfituan Laçi dhe Luftëtari. Nuk i vodhën gjë askujt, duke e merituar plotësisht shpërblimin pas një sezoni ku e nisën si “outsider” dhe e mbyllën si protagonistë. Këtë edicion, duket se nuk do të jetë e thjeshtë të përsëritet e njëjta rrugë si për kurbinasit dhe për bluzinjtë, pasi skuadrat kanë ndryshuar jo pak. Bardhezinjtë nuk kanë më “goleadorin” Reginaldo, por edhe një lojtar që bënte diferencën në mbrojtje, Harrallamb Qaqin. Në anën tjetër janë përmendur shpesh largimet e mëdha të Luftëtarit: Abazaj, Bregu e Beqiri.

Java e parë shfaqi sinjale të përziera për Laçin, një pjesë e parë e mirë ndaj Kukësit, ndërsa në pjesën e dytë, pavarësisht se erdhi goli i barazimit me autor Lushkjen, loja nuk ishte për të “fluturuar” nga entuziazmi. Akoma më keq u paraqit Luftëtari. Gjirokastritët zbritën në fushë pa një koncept të qartë dhe për rrjedhojë e merituan plotësisht humbjen përballë Kastriotit. Është vetëm java e dytë, por për bluzinjtë duket se ka ardhur që tani momenti i së vërtetës, një tjetër disfatë mund të shkaktonte rrëzimin përfundimtar të Milos Kostic nga stoli gjirokastrit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Prej dy sezonesh pjesë e Interit, mesfushori zikaltër i hap dyert kalimit në Firence

Delo.autor

Tirana në dorë të Disiplinës, skadon afati për Muzakën

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Tjetër rinovim në radhët e Interit, mbrojtësi sakrifikon gjysmën e pagës për të qëndruar “zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment