Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Laçi shpreson te mrekullia, Drita kërkon të vazhdojë ëndrrën europiane

Laçi dhe Drita do të kërkojnë sot të realizojnë me sukses përmbysjen e madhe në sfidat e kthimit të turit të dytë të Europa League, një mision thuajse i pamundur ky për kurbinasit duke parë kundërshtarin që kanë përballë dhe disi më i thjeshtë për Dritën që ndaj skuadrës nga Luksemburgu Dudelange do t’i mjaftonte edhe një fitore 1-0 për të avancuar në raundin e 3-të. Në orën 17:00 në Laç bardhezinjtë e Besnik Prengës do të synojnë të përsërisin sfidën ndaj qipriotëve të Anorthosis me ndryshimin e vetëm se për të shpesuar kualifikimin këtë herë Laçit i duhet një fitore 3-0 dhe jo më 1-0 për ta çuar minimalisht në shtesë ndeshjen ndaj norvegjezëve të Moldes. Shanset janë pothuajse minimale për kurbinasit por në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Një gol i shpejtë siç e tha përpara ndeshjes edhe trajneri Prenga mund ta bënte me krahë Laçin për të synuar mrekullinë. Laçi sot duhet të jetë thjeshtë perfekt në prapavijë dhe të shfrytëzojë në maksimum të gjitha mundësitë që do t’i jepen në sulm. Sfidën mes Laçit dhe Moldes të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live në Supersport 2. Në të njëjtin kanal në orën 20:45 do të transmetohet edhe përballja mes kampionëve së Kosovës dhe asaj të Luksemburgut Dudelange. Suksesi 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë avantazhon dukshëm ekipin e Dudelange që ndryshe nga gjilanasit ka më shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, megjithatë Drita me përkrahjen e madhe të publikut kosovar në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës do të tentojë me çdo mënyrë kualifikimin pavarsisht se do të ketë edhe 3 mungesa të rëndësishme. Nëse kalon këtë tur në raundin tjetër të Europa League skuadra e Bekim Isufit do të sfidojë gjigandët polakë të Legias së Varshavës.

Related posts

POZON NUDO/ Nga SKANDALI SEKSUAL në imazhin më të suksesshëm të…(FOTO)

Isa.Autor

Messi shpërtheu ndaj arbitrit: Je një mu…, po e bën në brekë…

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Mungoi në ndeshjen me “Topçinjtë”, ylli i Liverpool del pozitiv me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment