Futboll Seria A Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ MILANI kërkon edhe SUPER mesfushorin e PSG-së

Orë të nxehta këto në merkato për Milanin. Drejtori teknik Leonardo po ndjek një sërë operacionesh njëkohësisht, por ka gjetur hapësirë edhe për një plan të ri. Ai përfshin Adrien Rabionë, mesfushori francez, i cili është një dëshirë e vjetër e Milanit që tashmë rikthehet në modë. Kuqezinjve u nevojitet një përforcim që të jetë një përzierje mes Frenk Kesit dhe Xhek Bonaventurës, e në këtë kuadër djaloshi i formuar në akademinë e PSG-së duket zgjedhja ideale.

LEHTËSI – Lajmin e ka bërë të ditur “Tuttosport”, e përditshmja italiane që në shkrimin e saj ka përshkruar Leonardon si një admirues të 23- vjeçarit. Lehtësi për kuqezinjtë në këtë rast përbën pikërisht drejtuesi brazilian, i cili duke qenë se ka punuar në Paris i njeh mirë homologët e tij. Një tjetër “as në mëngën” e drejtorit teknik është kontrata e Rabiosë, e cila skadon pas 12 muajsh. PSG nuk mund të këmbëngulë për të mbajtur lojtarin e ta humbasë pas një viti pa fituar asgjë.

Të gjendurit nën monitorim të arkave nga UEFA detyron francezët të dëgjojnë ofertat për numrin e tyre 25. Sipas të njëjtit burim, Leonardo ka kontaktuar edhe me mamanë e Rabiosë, e cila është njëkohësisht menaxherja e tij, duke i premtuar që me mbylljen “shkëmbimit të madh” me Juven, do të nisë fushatën për Rabionë

SINJALE NGA TUHEL– Duke kaluar te cilësitë e mesfushorit, ai është një futbollist polivalent që mund të mbulojë disa role në mesin e fushës. Vetë trajneri i PSG-së ka konfirmuar gjendjen e pastabilizuar të futbollistit dhe kontratës së tij. Për 15- 20 milionë euro ai mund të largohet nga Parisi, por ndërkohë, përveç dëshirës së lojtarit, duhet parë edhe konkurrenca, e cila parashikohet e ashpër me Barcelonën në krye.

Related posts

Harry Kane “gradohet” kapiten i Anglisë, trajneri Southgate shpjegon këtë zgjedhje

Sadik.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ja kur Xavi do të ulet në stolin e Barçës

Delo.autor

NË KARANTINË BASHKË/ Konfirmohet lidhja e sulmuesit të Kombëtares me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment