Futboll Seria A Sport

Largohet pas 25 vitesh të mrekullueshme/ Ish-futbollisti i Juventusit thotë fjalët e fundit

Lë Juventusin pas plot 25 vitesh dashurie të paepur, por Claudio Marchisio nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve. Mesfushori 32-vjeçar deklaroi përpara disa kohësh se do të kërkojë një aventurë të re në karrierën e tij. Lojtari i kombëtares italiane ka lënë letrën e lamtumirës për të gjithë tifozët bardhezinj duke shprehur se do të mbetet përjetësisht juventin.

“Thuhet se te Juventusi nuk e rëndësishme të fitosh, por është e vemtja gjë që ka rëndësi. Pas kësaj fraze, që fansat tanë e duan shumë vendoset kuptimi i thellë i rrugës së jetës sonë. Kur je një fëmijë me një ëndërr, një fëmijë mes shumë të tjerëve, ju e dini se për të marrë fanellën e Juventusit duhet të jesh më i miri. Kalova 25 vitet e fundit të jetës sime duke imagjinuar se çfarë mund të bëhesha dhe ëndrrat që dëshiroja për të arritur me Juventusin, por nuk ka pasur kurrë një moment të tillë që mund ta mendoja se do të jetoja një ditë”, shkruan italiani.

Për të ardhmen e tij ka spekulime se mund të shkojë në kampionatin amerikan MLS ose në Premier League. Së fundmi Monaco ka shprehur interesim për 32-vjeçarin.

Ai u bë pjesë e ekipeve zinxhir të Juventusit që në moshën 7-vjeçare dhe qëndroi besnik ekipit deri më tani. Problemet fizike dhe rritja e konkurencës në mesfushën e bardhezinjve i zbehu shpresat për qëndrimin e Marchisios në Torino.

Related posts

GOLI I DE SHILJOS NDAJ ROMËS/ Shihni reagimin epik të Klaudio Markizios (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Juventus. Rezultati 0-4

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Vlahovic: Ja pse zgjodha “Bardhezinjtë”, nuk më tremb “7” e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment