Futboll Sport

E PAPRECEDENT/ REAGON klubi gjeorgjian për problemin e vizave: FAJIN e ka KUKËSI

Klubi gjeorgjian, Torpedo Kutaisi ka reaguar për sa i përket bllokimit të vizave të futbollistëve kuksian. Verilindorët do të zhvillojnë takimin për Europa Ligë ditën e nesërme dhe janë ndeshur me një kalvar të gjatë vuajtesh për sa i përket marrjes së vizës nga futbollistët e saj. Fation Maloku është futbollisti i vetëm që e ka marrë nga 3 të tjerët, Rexhinaldo, Maliqit dhe Ethemit. Në reagimin e plotë klubi gjeorgjian shkruan:

“Sa u përket probleme vetë viza i vetmi që do të pengohej do të ishte Maloku, duke qenë se është shtetas Kosovar dhe Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën. Pas ndërhyrjes së klubit ai është lejuar të udhëtojë dhe të hyjë në Gjeorgji. Problem i ngjashëm është edhe ardhja e qytetarëve të Mozambikut në Gjeorgji. Për futbollistët maqedonas këta lojtarë nuk ishin në listën origjinale dhe ne e morëm informacionin vetëm 1 ditë përpara se të dilnin vizat.

Për shkak të kësaj pala shqiptare donte të shtynte ndeshje por u refuzuan nga UEFA. Në këtë fazë Torpedo nuk është e kërcënuar sepse ka përmbushur gjithë kriteret e UEFA-s. Probleme me viza ka pasur edhe me skuadrat nga Ishujt Faraoe por u rregullua të gjitha dhe nuk është ynë këtu. Ne i kemi vizat dhe do të shkojmë në Shqipëri”, ishte deklarata e plotë e klubit gjeorgjian.

Related posts

Janë të huazuar, por në rast se shiten do t’i siguronin Milanit një thesar të çmuar

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City me “POKER” goalsh, por gjermanët nuk dorëzohen (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI “KORONAVIRUS”/ Juventusi humb 11% në bursë, futet në “karantinë”

Delo.autor

Leave a Comment