Sport Të tjera

Zyrtare: Ricciardo divorcon me Red Bull, do të pilotojë makinën Renault

Daniel Ricciardo nuk do të garojë me Red Bull sezonin e ardhshëm, duke konfirmuar divorcin me skuadrën austriake. Ndonëse pritej rinovimi i kontratës, që e cila do të ndodhte në garën e ardhshme, në pistën e SPA (Belgjikë), krejt papritur ka ardhur lajmi se palët nuk kanë gjetur një marrëveshje dhe se piloti australian do të largohet nga Red Bull në fund të këtij viti. Australiani do të garojë me makinën Renault sezonin e ardhshëm.

Ka qenë shefi i makinës Christian Horner ai që bëri publik lajmin: “Ky është një vendim i pilotit që e respektojmë, ndaj i urojmë më të mirën në të ardhmen”. Një vendim që ka befasuar të gjithë, pasi pritej që Ricciardo të rinovonte me Red Bull, makinë me të cilën garon që prej vitit 2008, kur ishte ende fëmijë. “E falënderojmë Daniel për impenjimin e tij në gjithë këto vite, që nga debutimi në Formula 1 në vitin 2014, për 7 fitoret dhe 29 rastet kur është ngjitur në podium”, tha më tej Horner.

Duke folur për emrin e pilotit që do të zërë vendin e australianit, Horner shtoi: “Do të shohim të gjitha opsionet që do të kemi në dispozicion, për tyë gjetur një shok të përshtatshëm skuadre për Max Verstappen. Për momentin jemi përqendruar te garat e mbetura të këtij sezoni, për të marrë maksimumin nga dy pilotët që kemi”.

Related posts

FINALJA E “SUPER BOWL”/ Skuadrat dhe detajet e super-ndeshjes

Delo.autor

Low e la jashtë Botërorit/ Ylli i Manchester Cityt bën trajnerin e Gjermanisë për “ujë të ftohtë”

Isa.Autor

NGA AGOSTINELLI TEK FRANKO LERDA/ Dështimi i trajnerëve të huaj në epokën “Demi”

Delo.autor

Leave a Comment