Futboll Sport

Marrëveshja: Vidal te Barcelona për 3 vite, ja sa do të fitojë kiliani

Kur pritej që Arturo Vidal të rikthehej në Serinë A dhe të luante me Interin, krejt papritur ka ndërhyrë Barcelona, që ka ofruar kushte më të mira për mesfushorin kilian. Transferimi i Vidal nga Bayern Mynih te Barcelona tashmë është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e palëve. Por mediat spanjolle sot kanë bërë me dije edhe detajet e kësaj marrëveshje, që u nis dhe mbyll brenda pak ditëve, duke bëfasuar të gjithë.

Arturo Vidal do të nënshkruajë për 3 vite me skuadrën “blaugrana”, duke fituar 9 milionë euro në sezon, lajm që konfirmohet nga “Sport.es”, ndërkohë që ekipi i Bayern do të marrë 20 milionë euro nga ky transferim. Brenda kësaj fundjave pritet që transferimi të zyrtarizohet dhe nga dita e hënë kiliani do të jetë në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore dhe nënshkruar kontratën. Vidal është bleraj e katërt e Barcelonës pas Arthur, Lenglet dhe Malcolm.

Related posts

Sa herë që ai shënon dikush i famshëm vdes! Aaron Ramsey sapo ka bërë të mundur “mallkimin” e radhës (FOTO)

Q.Autor

PLAS SKANDALI/ “I lidhur me krimin”: Presidenti i klubit anglez nuk lejohet që…

Isa.Autor

(FOTO) Edhe Barcelona konfirmon transferimin e Coutinhos, ja klauzola e frikshme që do të ketë braziliani

Q.Autor

Leave a Comment