Futboll La Liga Sport

Lopetegui aspak si Zidane/ “Yjet” e REALIT të mërzitur me rregullat e reja

Zinedine Zidane ishte i njohur si një diplomat shumë i zoti, por pasuesi i tij në “Santiago Bernabeu”, Julen Lopetegui tashmë ka treguar se është i gatshëm të marrë disa vendime që ndoshta nuk janë shumë të pëlqyeshme nga lojtarët.

Të ndjekurit hapat e Zinedine Zidane në Real Madrid ishte një punë tepër e vështirë, kështu që Lopetegui ka zgjedhur të ecë në rrugën e tij. Edhe pse francezi ishte i kufizuar, taktitiksht, ai bëri një punë shumë të mirë; ia doli që të gjithë yjet e tij në skuadër t’i mbante në kontroll dhe mbi të gjitha shumë të lumtur. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me ardhjen e Lopetegui në krye të stolit të “Los Blancove”. Ish-trajneri i Spanjës, i ndihmuar nga shitja e Cristiano Ronaldo, po vendosë në Madrid stilin e tij.

Teksa Madrid sërish pushtoi Evropën sezonin e kaluar, skuadra dukej e pafrymëzuar në garën vendase. Ronaldo largohet dhe nuk zëvendësohet siç duhet – nënshkrimi i ri Mariano Diaz trashëgon fanellën e No.7, por të pritet të japë as gjysmën e golave të portugezit – dëmton Madridin, por gjithashtu mund të ndihmojë Lopeteguin.

Me vetëm dy ndeshje në ligë, trajneri po merr vendime duke mos lënë diferenca të mëdha në skuadër. Viktima e parë ishte Marcelo, i cili u zëvendësua në ndeshjen ndaj Girona. Nga ana tjetër, kampioni i botës, Varane kishte një ndeshje aspak të mirë kundër Atleticos dhe ka filluar kampionatin e Ligës në stol, me Nacho Fernandez në vendin e tij.

Lopetegui gjithashtu ka preferuar Keylor Navas krahasuar me Courtois. Pavarësisht presionit nga lart që të marrë nënshkrimin e verës të Madridit, ish trajneri i Spanjës, deri më tani, ka mbështetur Kosta Rikanin.

Lënia jashtë e Vinicius Junior ndikoi në vendimin e befasishëm për të sjellë Mariano Diaz përsëri nga Lyon këtë javë, pasi futbolli 25-vjeçar është një lojtar pëlqehet shumë nga Lopetegui.

Rregullat e reja të spanjollit po mërzisin “yjet” e Real Madrid, të cilat ndoshta do të kenë pasoja në rezultatet e skuadrës.

Related posts

NJË TRATATIVË QË MBETET PEZULL/ Milan refuzon ofertën e Sheikut për Donnarumman, ja shifra që kërkon

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Solarit mposhtin Levanten dhe mban vendin e tretë

Delo.autor

Mërgjyshi: Kamzës i bllokuam krahët, kështu e kisha përgatitur ndeshjen. Të rinjtë më habitën

Isa.Autor

Leave a Comment