Europa League Futboll

Salzburg-Lazio, kjo ndeshje premton gola

Lazio ka kaluar një fundjavë perfekte, teksa fitorja 2-1 e marrë kundër Udinese-s i ka ngjitur ata në vendin e tretë të renditjes së Serisë A. ka qenë një hap i rëndësishëm për ekipin e Simone Inzgahi-t në garën për një vend në Champions League, por kualifikimi në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube mund të arrihet edhe duke fituar Europa League.

Bardhekaltrit do të paraqiten në ndeshjen e kthimit kundër Salzburg pas fitore 4-2 të marrë në shtëpi një javë më parë. Austraikët, nga ana tjetër, kanë arritur të fitojnë vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Europa League. Ndërkohë, Lazio ka pësuar vetëm dy humbje në 14 takimet e fundit që ka luajtur në Europa League dhe një nga këto humbje ka ardhur në fazën me grupe, me trajnerin Inzaghi që kishte bërë shumë ndryshime në formacion.

Për sa i takon përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave, Lazio ka humbur në fushën e Salzburg në 2009-ën, në një ndeshje të vlefshme për fazën me grupe të Europa League. Gjithsesi, duket e vështirë që italianët të shpërdorojnë avantazhin prej dy golash. Për më tepër, ata kanë shënuar të paktën dy gola në secilën prej katër ndeshjeve të fundit që kanë luajtur në Europa League.

Mbi 3.5 gola për ndeshje janë realizuar në 40% të takimeve që Lazio ka luajtur në transfertë, në kampionatin italian. E njëjta përqindje është verifikuar edhe në takimet e kampionatit që Salzburg ka luajtur në shtëpi.

Related posts

DERBI “DJEG SAN SIRON”/ INTERI vendos REKORD të pranishmish në stadium, do përfitoi…

Isa.Autor

NDARJA NGA JETA E TALENTIT TË LAZIOS PAS NJË AKSIDENTI RRUGOR/ Tare: Mora familjen e Danieles të nesërmen dhe…

Delo.autor

Spektakël dhe gola në 45 minuta, KOSOVA luan një futboll të “çmendur” ndaj Maltës

Isa.Autor

Leave a Comment