Futboll La Liga Sport

PËSON DISFATËN E PARË NGA MALLORCA/ “Los Blancos” i dorëzon kreun Barcelonës

Real Madrid pësoi disfatën e parë këtë sezon në La Liga, pasi u mund këtë të shtunë në transfertë nga Mallorca me rezultatin 1-0. Një gol i realizuar nga Lago Junior që në minutën e 7’ të takimit ka rezultuar vendimtar, pasi vulosi fatin e ndeshjes.

Pavarësisht tentativave të Los Blancos për të ndryshuar rrjedhën e lojës, përpjekjet rezultuan të pamjaftueshme, me rastin më të rrezikshëm, atë të Benzema, që pas një asisti perfekt të James, goditi traversën në të 26’.

Si për të përkeqësuar situatën për madrilenët, Odriozola u ndëshkua me kratonin e dytë të verdhë në të 74’ pas një ndërhyrje të ashpër ndaj golashënuesit të vetëm të takimit, Lago Junior, duke lënë kështu Realin me 10 futbollistë për rreth 20 minuta lojë.

E rëndë për Real Madrid, por veçanërisht për portierin e Los Blancos, belgun Thibaut Courtois, i cili rezulton të ketë pësuar 9 gola nga 14 goditjet brenda kuadratit të regjistruara në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke u shndërruar në elementin më vulnerabël dhe të dobët të ekipit.

Pas kësaj humbje, skuadra e Real Madrid i dorëzon kreun e klasifikimit Barcelonës, që pas fitores 3-0 ndaj Eibar në javën e 9-të, shkon në kuotën e 19 pikëve, 1 më shumë se Los Blancos.

Related posts

Shembet tribuna e stadiumit në finale, dhjetëra tifozë të plagosur (VIDEO)

Q.Autor

Juventus në bisedime të avancuara me Cavani-n

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet sfida Leganes-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment