Futboll Seria A Sport

“SAN SIRO” I SJELL FAT/ Zidan: Interi i fortë me Konten, por nuk luajmë për barazim

Zinedin Zidan nisi të shkruante histo rinë e tij si trajneri i dytë më i titulluar i Realit të Madridit në 28 majin e vitit 2016. Pikërisht në “San Siro”, aty ku triumfoi në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Atletikos me penallti. Katër vite e gjysmë më vonë, pas 11 titujve të fituar, Zizu rikthehet sërish në Milano. Askush nuk ka fituar kaq shumë tituj gjatë kësaj kohe. Në “Meazza” e pret Interi dhe nuk bëhet fjalë për një finale si ajo ndaj Atletikos. Por, gjithsesi, është ndeshje shumë e rëndësishme, ku të dyja skuadrat kanë nevojë vetëm për fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në raundin e 1/8-ave.

Një humbje do ta ndërlikonte shumë rrugëtimin e Realit të Madridit, i cili do të ishte patjetër i detyruar të fitonte 2 të tjerat për të shpresuar kualifikimin. Zizu ka fituar kaq shumë, sa askush nuk e mendonte kur zëvendësoi Rafa Benitezin. Por, tani ato janë në arkiv dhe trajneri sheh nga e ardhmja. Në konferencën përpara kësaj ndeshjeje e pranon që është duel vendimtar, por nuk mendon më të keqen.

RREZIK – “Nuk e konsideroj ndeshje të rrezikshme, por të rëndësishme. Ne kemi mundësinë që të bëjmë mirë. Çdo ndeshje që ka mbetur në grup për ne është si një finale”.

ISKO-ERIKSEN – “Nuk do të futem në diskutime të tilla. Isko është lojtari ynë dhe jemi të kënaqur me të. Shpresoj që të qëndrojë te Reali i Madridit”.

KONTE – “Ai ishte kapiteni im. Nuk kam ndonjë gjë në veçanti. Si trajner ai bën gjërat që bënte në fushë. Ishte lider si futbollist dhe vazhdon të jetë edhe tani. Ka krijuar një skuadër të fortë”.

BARAZIM – “Dua gjithmonë të fitoj dhe nuk mendoj për barazimin. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të dalim në fushën e lojës dhe të japim gjithçka për ta fituar ndeshjen”.

SAN SIRO – “Kanë kaluar 4 vite nga ajo mbrëmje. Nuk mendoj se kam ndryshuar shumë. Dua të vazhdoj ta shijoj këtë moment si trajner dhe kjo është e rëndësishme për mua”.

MUNGESAT – “Nuk e di si do të ndikojnë, por ta luajmë ndeshjen dhe pastaj të flasim. I qëndroj asaj që kam thënë se kalendari është shumë i ngjeshur”.

Related posts

MERR RRUGËN NGA GJERMANIA PËR TË PARË “KUQEZINJTË”/ Tifozi i veçantë: Interesi është për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Gjimshiti në “radarët” e Milan dhe Ajax, futbollisti i Shqipërisë pëlqehet nga dy gjigantët e futbollit

Delo.autor

Gazeta spanjolle “Marca” zbulon detajin që e çon Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment