Futboll Premier League Sport

MAN UNITED DUHET TË FESTOI/ 26 vjet më parë, “DJAJT” e nisën me tri pikë në tri ndeshje, por FITUAN…

Manchester United ka pasur një start zhgënjyes në këtë edicion të Premier League, por historia tregon se asgjë nuk është vendosur dhe të paktën e kaluara i jep besim trajnerit Jose Mourinho. United humbi 3-0 ndaj Tottenham në “Old Trafford” dhe kjo do të thotë se ka marrë vetëm tre pikë, pas tre ndeshjeve të para të sezonit 2018/19.

Herën e fundit që “djajtë” e nisën kampionatin me një fitore dhe dy humbje, në sezonin 1992-93, ata fituan titullin kampion!

26 vjet më parë, pavarësisht atij starti shkatërrimtar, ku erdhën dy humbjet, 2-1 ndaj Sheffield dhe 3-0 ndaj Everton në shtëpi, ekipi që drejtohej nga Sër Alex Ferguson u shpall kampion me plot 84 pikë të grumbulluara.

Në situatën kaotike që po kalojnë “djajtë”, ky episod që vjen nga e kaluar duket i vetmi “ogur” i mirë për Jose Mourinho.

Related posts

E do e gjithë Evropa, Leipzig zbulon çmimin e Timo Werner

Sadik.Autor

“MURET DO TË NGRIHEN SËRISH, ENGJËJT DO TË…”/ Shikoni koreografinë e tifozëve të Partizanit në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Savic: Për momentin jam i LUMTUR tek Lazio, por në të ardhmen…

Isa.Autor

Leave a Comment