Futboll Sport

Manchester United, marrëveshje me “Spurs” për belgun Alderweireld

Manchester United ka një marrëveshje me Tottenhamin për nënshkrimin e Toby Alderweireld, por “Spurs” kanë refuzuar të konkludojnë derisa të kenë sjellë një zëvendësim për ndërkombëtarin e Belgjikës.

Manchester United e ka ndjekur 29-vjeçarin gjatë gjithë verës, por ka zgjeruar interesimin dhe ofertën financiare kohët e fundit, pas dështimit fillestar për të rënë dakord me presidentin Daniel Levy.

Kjo çoi në interesimin më të madh për mbrojtësin e Anglisë e të Leicester City, Harry Maguire, por një çmim i ngjashëm prej 75 milionë paundësh bëri që fokusi të rikthehej te Alderweireld.

“Goal” kupton se një kompromis u arrit më në fund në mes të “Spurs” dhe Manchester United, javën e kaluar, me kusht që Tottenham të mund të gjejë zëvendësuesin. Kjo pistë bëri që të ishte fare i shkurtër interesimi për Yerry Mina të Barcelonës, ndërsa hetimi i një piste tjetër mbi disponueshmërinë e Jerome Boateng të Bayern Munich rezultoi negative.

Nëse “Djajtë e Kuq” kanë vendosur për Alderweireld, ata do të dëgjojnë tashmë oferta për mbrojtësin argjentinas, Marcos Rojo, deri më 31 gusht, kur mbyllet merkatoja në Europë. Trajneri Mourinho duket i interesuar të ulë numrin e lojtarëve mbrojtës qendrorë në skuadrën e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Befasohet PSG, ylli do të largohet me kosto zero në fund të sezonit

Delo.autor

AKORDI ÇËSHTJE ORËSH/ Gjiganti europian transferon yllin e Napolit (DETAJET)

F.autor

KU I KE DUART/ Wanda poston një foto të SIKLETSHME ICARDIT në Instagram (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment