Futboll Seria A Sport

“GJUNJËZOHET” JUVENTUS/ Lazio e Tares dhe Strakoshës fiton Superkupën Italisë

Lacio ka mposhtur Juventusin dhe është ajo skuadra që ka fituar Superkupën e Italisë. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka mundur 1-3 bardhezinjtë, të cilët kanë pësuar humbjen e dytë në pak ditë nga Lacio.

Luis Alberto ishte ai që kaloi në avantazh Lacion, në minutën 12-të. Dibala barazoi para se mbaronte pjesa e parë dhe e çoi skuadrën e Sarrit në dhomat e zhveshjes me moral të lartë..

Por, në pjesën e dytë Lacio ka shënuar dhe dy gola të tjerë, duke hedhur Juven në tapet.

Luliç kaloi sërish në avantazh ekipin e tij në të 72-të, ndërkaq Kataldi ishte ai që vuri “qershinë” mbi tortë për romanët, me një goditje dënimin të kthyer në gol.

Kështu Strakosha dhe Lacio janë fituesit e mëdhenj të Superkupës së Italisë.

Related posts

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ VAR sërish protagonist, Interit i ikën fitorja në ’97

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

Igli Tare bëhet me “dhimbje” koke, fillojnë “lamtumirat” te skuadra e Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment