Futboll Seria A Sport

MALDINI MBYLL AUDICIONET/ Për sulmin e Milanit dëshiron një… kampion bote

Olivie Zhiru ka vendosur të largohet nga Çelsi. Të shumta, klubet në gjurmët e tij e në garë prej disa javësh është edhe Milani. 34- vjeçari kërkon nga ekipi i ri një kontratë dyvjeçare me një rrogë prej 5 milionë eurosh në vit.

Një pjesë e mirë të strategjisë kuqezi në merkato varej nga kualifikimi në Champions, por falë arritjes së këtij objektivi, Maldini mund të fillojë vardisjen ndaj bomberit që shihet si zëvendësi i Ibrahimoviçit pas largimit të Mario Manxukiçit. Zhiru është i preferuari i drejtorit të Milanit, pasi mishëron më së miri përvojën me cilësinë, dy karakteristika tepër të nevojshme për kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm kur do të jenë të dyzuar mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

NJERI GOLASH – Në karrierë Zhiru ka shënuar gjithmonë e me 44 gola është bomberi më i mirë i Francës me 44 realizime. Katër vjet më parë fitoi çmimin “Pushkash” pas një goli me thembër, meritat e të cilit ia atribuoi fatit. Pika e tij e fortë është koka, por jo prej lojës në ajër.

Siç rrëfen me përulësinë karakteristike: “Kam parë djem më të fortë se unë, të cilëve u mungonte truri”. Shumë fetar, frekuenton ende miqtë e fëmijërisë, teksa vëllai Romani e ndjek gjithmonë nga afër. Edhe për të thonë se ishte shumë lojtar i mirë, por preferoi shkollën e sot është dietologu personal i Zhirusë që me 279 gola si profesionist po mundohet të sigurojë kontratën e fundit të majme në karrierë për t’iu përkushtuar më pas ekonomisë ku ka edhe një diplomë. Çështja është që mund të përfundojë Milani ku luante edhe idhulli i tij, Andrij Shevçenko.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Formacionet zyrtare. Përballje yjesh, ja si rreshtohen Uruguai dhe Portugalia

Sadik.Autor

FESTUAN ME SHQIPONJË/ Mediet kritikojnë politikanin SERB për XHAKËN dhe BEHRAMIN

Isa.Autor

Ish-futbollisti i MILANIT: Derbin e parë e kam fituar 6-0, këto ndeshje vlejnë…

Isa.Autor

Leave a Comment