Futboll Premier League Sport

Mbyllet telenovela “Courtois”/ Zëvendësuesi i tij tek Chelsea vjen nga Madridi

Duket se telenovela e portës së Chelsea po shkon drejt fundit. “Blutë” e Londrës do të lënë të lirë portierin belg Thibaut Courtois të shkojë te Real Madrid dhe po nga Madridi do të vijë zëvendësuesi i tij. Bëhet fjalë për portierin slloven të Atletico Madrid, Jan Oblak, që do të udhëtojë për në Londër brenda 24 orëve të ardhshme. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, sipas së cilës Chelsea është gati të pauajë klauzolën prej 100 milionë eurosh që ka portieri 25-vjeçar, që pas 4 sezonesh në La Liga do të luajë në Premier League.

Pasi kanë testuar disa alternativa, drejtuesit e Chelsea kanë vendosur që të marrin portierin Jan Oblak, një portier i ri por më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare, që konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Oblak ka luajtur vetëm 45 minuta në miqësoren e fundit me Atletico, pasi ka qenë i dëmtuar në shpatull 3 javë më parë. Spanjollët kanë tentuar që ta rinovojnë kontratën e portierit slloven, e cila skadon në vitin 2021, por pa sukses. Oblak pritet të mbërrijë që nesër në Londër dhe kontrata të mbyllet brenda ditës së enjte, kur skadon afati i merkatos.

Related posts

Kane i kundërpërgjigjet Lukaku-t, Anglia vuan por mposht Tunizinë (VIDEO)

Sadik.Autor

NEYMAR KA NJË TJETËR TALENT! Karantina i nxjerr në pah anën e pazbuluar (VIDEO)

Delo.autor

NIS EPOKA “ELIOT” / Vjen ndryshimi i parë, ja kush zgjidhet presidenti i ri i Milanit… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment