Futboll La Liga Sport

VIDAL nuk ka dyshime për BARCELONËN: Jam në KLUBIN më të MADH në BOTË

Arturo Vidal nisi këtë të hënë zyrtarisht aventurën e tij te Barcelona. Mesfushori kilian i cili iu bashkua Barcelonës për 18 milionë euro u shfaq shumë i karikuar për këtë eksperiencë të re. Vidal fillimisht doli në ambientet e stadiumit Camp Nou me fanellën e tij të re, ndërsa më pas u prezantua përpara gazetarëve.

31-vjeçari u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë duke snobuar edhe interesimin e klubeve të tjera e sidomos atë të Interit që ishte shumë pranë marrëveshjes me ish futbollistin e Bayernit: “ Jam shumë i entuziasmuar, dua të fitoj gjithçka këtu. Më donin edhe skuadra të tjera por kur dëgjova për interesimin e Barcelonës nuk kisha dyshime, pasi jam bërë pjesë e klubit më të madh në botë”, deklaroi Vidal

Related posts

Cavani shënon golin më të bukur të vitit, realizon edhe Luis Suarez

Sadik.Autor

Ndodh e papritura në Laç/ Lojtarët largohen nga stadiumi pa bërë dush

Isa.Autor

“KONSIDEROHET SI NJË FINALE E PARAKOHSHME”/ Southgate: Angli-Gjermani sfidë e madhe, duam të…

Delo.autor

Leave a Comment