Futboll Sport

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Skuadra e Kategorisë së Parë në duart e 6 vëllezërve

Nën drejtimin e trajnerit kryeqytetas Sinan Bardhi, Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të fazës përgatitore. Shumë është folur për pjesëmarrjen e mundshme në Superiore, në vend të Skënderbeut, por deri tani kjo nuk ka ndodhur, kështu që puna po vazhdon për kampionatin e së Parës.

Deri tani Besëlidhja ka zhvilluar 5 ndeshje miqësore, dy prej të cilave ndaj skuadrave të Superiores, Laçit dhe Kastriotit, ku është ndarë barazim. Lezhjanët kanë luajtur edhe ndaj Erzenit dhe Shkëndijës së Tiranës, ku kanë fituar, si dhe ndaj Veleçikut në transfertë, ku ka humbur. Objektivi i Besëlidhjes mbetet ngjitja në Superiore, ndaj dhe gjatë merkatos së kësaj vere kanë ardhur shumë futbollistë, ku numrin më të madh e përbëjnë shkodranët.

Sulmi i Besëlidhjes është freskuar me një serb dhe një shkodran, Milan Çokiç dhe Arens Dibra.beselidhja

EKIPI I VËLLEZËRVE – E veçanta e merkatos së kësaj vere te Besëlidhja është se sot mbajnë veshur fanellën e saj tri çifte vëllezërish, serbët Dimitrie dhe Milan Çokiç, shkodranët Kledi dhe Arens Dibra, si dhe lezhjanët Florian dhe Gjergj Përgjoni.

Ndryshe nga tradita e dekadës së fundit, me Besëlidhjen janë disa futbollistë lezhjanë që po zënë vend si titullarë, mbrojtësit Patrik Fetaj dhe Redinel Gjikola, mesfushori Florian Përgjoni, si dhe vëllai i tij që luan me të rinjtë, Gjergj Përgjoni, është grumbulluar me Besëlidhjen.

Related posts

FINALJA E OLIMPIADËS/ Cunha pëfiton nga një gafë në mbrojtje dhe ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atalanta realizon ëndrrën, VAR shpëton Liverpool nga humbja e turpshme

Delo.autor

Mirë se vjen Lars Lagerbäck/ Tranjeri me batuta dhe shapka në konferencën e mirëfilltë për shtyp

Sadik.Autor

Leave a Comment