Futboll Sport

Trajneri GEGA s’ka të preferuar, gati “firoja” e radhës te PARTIZANI

Skuadra e Partizanit ka lënë Tiranën dhe është zhvendosur në Elbasan ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore në prag të sezonit të ri. Ekipi i drejtuar nga trajneri Skënder Gega po merr ngarkesën e duhur dhe nga ana tjetër priten përforcime për të kompletuar organikën me elementë cilësorë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe “firo” gjatë kësaj periudhe. Ndeshjet e zhvilluar në Europa League nuk kanë lënë shije të mirë në stafin teknik.

Gabimi i Belicës i bërë kundër Mariborit në Tiranë, mund t’i kushtojë shtrenjt shtatlartit. Trajneri Gega ka shprehur rezerva për qendërmbrojtësin dhe nuk do të jetë habi nëse rrugët mes palëve do ndahen këtu. Megjithatë ka ende kohë, pasi merkato është e hapur deri në fund të këtij muaji gusht. Ajo që duhet thënë është se 15-herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë qenë shumë aktiv në këtë periudhë.

Related posts

Mund ta blinte 2 milion Euro/ Manchester United gati të paguajë 50 milionë për KROATIN

Isa.Autor

Kupa e Anglisë, Chelsea dhe Manchester United duan të shpëtojnë sezoni

Sadik.Autor

“DO MË PËLQENTE TË LUAJA NË…”/ Habit ylli i NBA: Dua ta mbyll karrierën në Europë, ja skuadra e preferuar

Delo.autor

Leave a Comment