Bundesliga Futboll Sport

STARTON BUNDESLIGA/ BAYERN në pararojë dhe luftë për vendin e dytë në GJERMANI

Të premten në mbrëmje nis sezoni i ri në Bundesligën gjermane dhe pyetja e madhe është: a ekziston ndonjë ekip i aftë të rrëzojë Bayern-in nga froni? Lajmi i keq është se askush nuk beson realisht, mjafton të dëgjosh drejtorin sportiv të Stuttgart-it, Michael Reschke: “Bayern do të jetë kampion këtë sezon dhe gjithashtu në sezonet e ardhshme. Vetëm Bayern-i vendos nëse do të kemi rivalitet në krye. Për të parë një garë të vërtetë për titull, duhet futur patjetër sistemi play-off. Deri atëherë, Bayern do dominojë dhe do u marrë lojtarët më të mirë rivalëve”.

Në aspektin financiar bavarezët nuk kanë kundërshtar në Gjermani, çka i lejon të ketë mundësinë të blejë lojtarë cilësorë, të afrojë trajnerët më të mirë dhe të ketë një rrjet të shkëlqyer për zbulimin e talenteve.

Në 6 titujt e fundit kampionë Bayern ka grumbulluar mesatarisht 86 pikë për sezon, mesatare shumë e lartë krahasuar me 6 titujt e mëparshëm. Dortmundi, apo ndonjë klub tjetër, kanë mundur të kërcënojë apo rrëzojnë kampionët në fuqi nga froni, por në këtë moment për të thyer Bayern-in duhet një mesatare e frikshme pikësh, mbi 2.5 për ndeshje, gjë që në 55 vite histori të Bundesligës e ka arritur vetëm Dortmund-i i Jurgen Klopp-it në vitin 2012, me 81 pikë.

Që Bayern-i të humbasë titullin, duhet që rendimenti i skuadrës së trajnerit Niko Kovac të pësojë rënie të theksuar dhe të bëjë shumë gabime, apo të ketë probleme të brendshme si në kohën kur iku Ancelotti, por përveç kësaj, do duhej që klubet e tjera në Bundesligë të përmirësohen ndjeshëm. Me përjashtim të Dortmund-it në sezonin 2015/16, asnjë ekip nuk e ka kaluar shifrën e 67 pikëve në 5 vitet e fundit. Dortmund, Schalke, Leverkusen, Leipzig apo Hoffenheim duket se më shumë mendojnë për vendin e dytë, për shkak të problemeve që kanë dhe paaftësisë për të shpenzuar shifra të mëdha në tregun e transferimeve.

Beteja pas Bayern-it do të jetë mjaft interesante, sepse asnjë ekip nuk është dukshëm superior ndaj të tjerëve, ashtu si pritet e egër gara për mbijetesë, me Fortuna Dusseldorf e Nurnberg që janë kandidatë natyralë për rënie nga Bundesliga, duke qenë debutues, por edhe Hannover e Freiburg pritet të vuajnë, duke parë buxhetin e vogël me të cilin punojnë.

Related posts

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

F.autor

Vendimi i FSHF-së, shtyhet java e 27 e Superligës

Sadik.Autor

CONTE SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter gati goditjen e dyfishtë për lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment