Futboll Sport

Mourinho: Pogba kthehet i lumtur dhe krenar te Manchester United

Jose Mourinho këmbëngul se Paul Pogba është i lumtur të kthehet te Manchester United, pas fitores së Kupës së Botës me Francën, pavarësisht raporteve që e lidhin mesfushorin me një lëvizje drejt Barcelonës, apo Juventusit.

Pogba luajti një rol thelbësor në triumfin e kombëtares së drejtuar nga Didier Deschamps në Rusi, teksa ylli 25-vjeçar u kthye në trajnimin e “Djajve të Kuq” të hënën, përpara se të luajë ndeshjen hapëse të Premier League për sezonin e ri, kundër Leicester City.

Kampionët e La Liga-s, Barcelona, njoftohet se janë të interesuar të marrin Pogba në “Camp Nou”, me merkaton e transferimit të hapur akoma, deri më 31 gusht, për shumicën e ligave kryesore të Europës, ndërsa ish-klubi i tij, Juventus, ka qenë gjithashtu i lidhur.

Megjithatë, Manchester United nuk ka ndërmend ta lërë mesfushorin të largohet, tha Mourinho, ndonëse ai shtoi se francezi mund të mos luajë kundër Leicester, në “Old Trafford”: “Sipas perceptimit tim, sepse ai arriti të hënën, është i lumtur, krenar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar. Ai punoi shumë mirë të hënën, të martën, të mërkurën.

Eshtë një nga lojtarët, me të cilët duhet të flas, për të parë se si ndihet fizikisht dhe mentalisht. Por, është e njëjta bisedë si me Young, Fellaini, Lingard. Nëse ata mendojnë se mund të na ndihmojnë kundër Leicesterit, 20 minuta, 10 minuta, gjysmë ore…

Nuk kemi shumë zgjidhje dhe dëshirojmë të shkojmë me gjithçka që kemi në këtë ndeshje. Unë e shoh Pogba shumë mirë, por kemi nevojë për të parë nëse mund të na e japë dorën që tani. Duhet të përpiqemi dhe të nxjerrim maksimumin nga çdo lojtar”.

Related posts

10 grupimet ultras më të rrezikshëm në botën e futbollit

Sadik.Autor

Zgjedhjet e 7 shkurtit për presidentin e FSHF-së, reagon sërish BASHKIM FINO

Isa.Autor

REJA RINOVON ME SHQIPËRINË/ Zbulohet data kur mbaron gjithçka

F.autor

Leave a Comment