Futboll Kategoria Superiore Sport

MASHTRIMI ME ÇINARIN/ Zbulohet skenari si në filma. E denoncoi Vllaznia, por në fund e pësoi Partizani…

Partizani është ndëshkuar për afrimin e Erald Çinarit në verën e 2018-ës. Mashtrimi që ka ndodhur me sulmuesin shkodran duket i denjë për një skenar filmi me disa seri. Vetë dinamika e lëvizjes verore zbardh skemën e mashtrimit. Fillimisht shitet në Spanjë dhe shuma për transferimin derdhet në një llogari false në Itali, më pas kalon në Kroaci te klubi satelit i Alaveshit. Vllaznia e denoncon skemën e mashtrimit dhe në fund ndëshkohet Partizani.

“Demat e kuq” e kanë pësuar nga firma që lojtari ka hedhur pa kriter gjatë verës së 2018-ës, ku në fillim të korrikut u tha se firmosi për 3 vite me Deportivo Alaveshin, kalim të cilin e bllokoi Vllaznia pas ristrukturimit të klubit, ku pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit administrator u emërua Suad Lici. Spanjollët pretenduan se transferimi është kryer, duke pohuar se ka pasur akord me klubin dhe madje ishin paguar edhe 20 mijë euro në një llogari bankare në Itali, që mendohej se ishte e Vllaznisë.

Klubi shkodran, jo vetëm që e hodhi poshtë, por kërcënoi se çështjen do ta kalonte në prokurori, pasi kishte elemente mashtrimi dhe falsifikimi, si dhe do t’i dërgonte spanjollët në FIFA, ku do të kërkonte dëmshpërblim. Më pas Alavesh e huazoi Çinarin te klubi i tij satelit në Kroaci, Istra, ku lojtari ka hedhur sërish firmë në kontratë. Më 14 gusht 2018, me një deklaratë për shtyp, klubi shkodran sqaron gjithë ngjarjen dhe hapat që ka ndjekur me dy klubet e huaja, duke mos e lënë të lirë sulmuesin.

U fol se skema e mashtrimit të transferimit të Çinarit do të shkonte për hetim, por edhe pas dy vitesh nuk ka asnjë zhvillim. Në mes të gushtit lojtari u kthye nga Kroacia në Shkodër, pasi Vllaznia nuk ia dha dokumentacionin. Partizani hyri në bisedime me klubin kuqeblu ku edhe pagoi rreth 50 mijë euro për kartonin e Çinarit.eralld cinari

Related posts

KËRKOHEJ NGA MILAN NË MERKATON E VERËS/ Trajneri Scaloni: Ka shumë cilësi. Në stërvitje jep maksimumin dhe…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas fitores ndaj Milanit, do të befasoheni se ku ka shkuar Ronaldo! (FOTO)

Isa.Autor

BRAZILIANI DHURON SHOW NË STËRVITJE/ Neymar shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment