Futboll Sport

Konsiderohej e ardhmja e Milan, tani i ofrohet klubit të La Liga-s

Pas zyrtarizimit të shitjes së Nikolla Kaliniç tek Atletico Madrid, Milani po përgatitet të shesë një tjetër element të departamentit të sulmit. Siç raportohet nga spanjollja “AS”, portugezi Andrè Silva mund të shkojë te Sevilla.

Marrëveshja midis dy klubeve është arritur pothuajse, edhe pse ende është e paqartë nëse do të jetë një huazim vjetor, apo huazim me detyrim të riblerjes. Dallimi në mes të ofertës dhe kërkesës mbetet për t’u diskutuar.

Në sezonin 2017-2018, ish-sulmuesi i Portos shënoi 10 gola në 40 ndeshje, por vetëm 2 në Seria A. Portugezi, megjithatë, ka treguar përparim gjatë turneut amerikan, duke shënuar golin e fitores ndaj Barcelonës. Me sa duket, klubi kuqezi nuk e konsideron të mjaftueshëm produktin e këtij sulmuesi, që ta mbajë përsëri këtë sezon, aq më tepër që ka mbërritur Gonzalo Higuain.

Related posts

Fakiç: Kohët e fundit ka patur shumë aludime për Skënderbeun, këtë vit duam edhe Kupën

Sadik.Autor

Agjenti i MODRIC gëzon INTERIN/ Ai do të bëhet yll në Seria A, do të luajë në Itali…

Isa.Autor

NË JANAR DUAN TA LARGOJNË/ Sulmuesi i INTERIT shënon si MESSI kundër Frosinones (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment